Google ka miratuar aplikacionin e rrjetit social të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i ashtuquajtur “Truth Social” për shpërndarje në “Play Store”.
Këtë e bëri të ditur një zëdhënës i kompanisë. “Trump Media & Technology Group” (TMTG), i cili operon me “Truth Social”.
“Ka qenë kënaqësi të punoj me Google dhe jemi të lumtur që na ndihmuan që më në fund të sjellim ‘Truth Social’ për të gjithë amerikanët, pavarësisht se çfarë pajisje përdorin”, – tha në një deklaratë shefi ekzekutiv i TMTG, Devin Nunes.
‘Truth Social’, i cili u lançua në SHBA në ‘Apple App Store’ në shkurt, nuk kishte qenë më parë i disponueshëm në ‘Play Store’ për shkak të moderimit të pamjaftueshëm të përmbajtjes, sipas një zëdhënësi të Google në gusht.
- Advertisement -
‘Truth Social’ riktheu praninë e Trump në mediat sociale më shumë se një vit pasi u ndalua nga Twitter, Facebook dhe YouTube pas 6 janarit 2021.
TMTG është zotuar të japë një “përvojë tërheqëse dhe pa censurë” në ‘Truth Social’, duke apeluar për një bazë që ndjen se pikëpamjet e saj rreth temave të tilla të nxehta si rezultati i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 janë fshirë nga platformat kryesore të teknologjisë.