Në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Google ka nderuar shqiptarët në ditën më të rëndësishme historike të kombit.
Google ka ndryshuar kopertinën e saj kryesore, duke vendosur flamurin e Shqipërisë që valëvitet.
Shqipëria sot feston 110– vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
Po ashtu nëse në search bar kërkon për ‘Eagle Flying’ në Google të shfaqet logoja me flamurin shqiptar të inkorperuar si ikonë për të shënuar kësisoji ditën ma të madhe të të gjithë shqiptarëve.
28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit.