katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Cila është pija më hidratuese?
    8 hours ago
    Rock and Blues Festival javën e ardhshme në Prizren
    8 hours ago
    Temperatura të larta në fundjavë, këshillohet shmangia e ekspozimit në diell gjatë pikut
    8 hours ago
    Përurohet nënkalimi i ri pranë Stacionit të Policisë në Ferizaj
    8 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Revolucioni gjenetik që kthen dëgjimin: Fillimi i fundit të shurdhësisë?
    6 hours ago
    Shkencëtarët zbulojnë një aleat të klimës në Inteligjencën Artificiale
    6 hours ago
    Proda: Bashkëpunimi me Kosovën, model suksesi në rajon
    6 hours ago
    Arritje në arsim, kulturë, inovacion – 5 lajmet e mira për këtë javë – #Edicioni 21
    8 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Festivali i Vallëzimit “Newborn Kosova” kthehet me edicionin e katërt
    10 hours ago
    Shitet vila e ikonës së modës, Karl Lagerfel dhe blerësi pagoi…
    1 day ago
    Jennifer Aniston në serialin e ri “I’m Glad My Mom Died” nga Apple TV+?
    1 day ago
    35 emra të rinj do të nderohen me yll në “Hollywood Walk of Fame” në vitin 2026
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    2 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    3 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    3 weeks ago
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Disa arsye të forta pse duhet të hani shalqi çdo ditë!
    5 hours ago
    E pasur me lëndë ushqyese, dardha ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe shëron plagët!
    5 days ago
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    3 weeks ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Kurorën si rajoni më i mirë i verës në Evropë për vitin 2025 e mban…
    5 hours ago
    TTW: Shqipëria drejt destinacionit ultra-luksoz për turistët e elitës
    6 days ago
    40 mijë vizitorë gjatë 5 muajve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë
    1 week ago
    Nju Jorku, qyteti i 700 gjuhëve
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Shqiptarja-ndër vajzat e pakta influencuese për automobilat: Kam mësuar të luftoj stereotipet që fëmijë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Shqiptarja-ndër vajzat e pakta influencuese për automobilat: Kam mësuar të luftoj stereotipet që fëmijë

Last updated: 26/08/2023 2:36 PM
138 Shikime
Shpërndaje
Foto: Top Channel

Fjona Çakalli, është gruaja e vetme në mesin e 10 ndikuesve kryesorë në botë për automobilat sipas renditjes së TikTok, Instagram dhe Facebook.

Nëse jeni përdorues i rrjeteve sociale, nga Instagrami deri tek TikTok, edhe ju me siguri do të keni hasur emrin e Fjona Çakallit dhe e keni parë guximin e saj të papërmbajtshëm teksa ju flet për makina apo produktet teknologjike.

Në fund të fundit, është e pamundur të mos e njohësh sepse, sot ajo konsiderohet si një nga influencueset më të njohura të makinave. Dhe po, nëse emri ju tingëllon si shqiptar, Fjona Çakalli është shqiptare, vajza e dy balerinëve solistë në vitet ‘70 të Teatrit të Operas dhe Baletit, Ludmill Çakalli dhe Tatiana Sulejmani, të cilët u larguan nga Shqipëria për një jetë më të mirë drejt Italisë në vitin 1992 pikërisht me anijen Vlora.

Mundesh me e lexu edhe…

Disa arsye të forta pse duhet të hani shalqi çdo ditë!

Fjona e lindur të Shqipëri u rrit në Itali dhe ishte një vajzë adoleshente kur hapi blogun e parë në Itali për video lojërat. Vetëquhej Games Princess dhe ishte vërtet  princesha e video lojërave.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Që atëherë kanë kaluar vite. Fjona Çakalli nuk u ndal kurrë. Pas video lojërave erdhi teknologjia dhe më pas radha ishte e makinave.

Ndaj jo rastësisht sot ajo është një nga ndikueset më të njohura të automobilave: në qershor ajo rezultoi nga një renditje e TikTok si një nga tre krijuesit e përmbajtjes që, mbi të gjitha, po ndihmon në rritjen e komunitetit të makinave në platformë. Por kjo nuk është e gjitha: Facebook dhe Instagram (për të mos përmendur YouTube) gjithashtu e vendosin atë në mesin e dhjetë emrave më me ndikim në këtë sektor në Itali.

Ajo madje është gruaja e vetme në mesin e 10 ndikuesve kryesorë për automobilat sipas renditjes së TikTok, Instagram dhe Facebook.

“Unë kam mësuar të luftoj stereotipet që kur kam qenë fëmijë. Prindërit e mi ishin balerinët kryesorë të Teatrit të Operas dhe Baletit dhe kur isha vajzë e vogël ishte normale për mua të shihja një burrë veshur me geta që kërcente balet që konsiderohej si profesion femëror. Pasioni im për makinat lindi pak si sfidë. Kënaqësia e fëmijërisë për t’i vëzhguar në mënyrë të pandërgjegjshme më bëri të eksploroja botën e tyre vetë. Të qenit në ato renditje sot është një burim krenarie për mua: është sinonim i asaj se sa shumë nuk jam mësuar të ndjek modele. Unë ndjek vetëm atë që më pëlqen të bëj, duke mësuar të mos kem më frikë të bëj gabime. Dhe është diçka që publiku e percepton.”, thotë ndër të tjera Fjona Çakalli, në intervistën ekskluzive për revistën “The Wom” që i dedikohet gruas.

Por pavarësisht arritjeve në profilin e saj nuk mungojnë edhe komentet “shoviniste” siç i quan ajo.

“Ka komentet shoviniste të meshkujve në rrjete të ndryshme sociale që më thonë: “Pse nuk shkon të bësh thonjtë?”, “Çfarë po bën këtu?”.  Nuk e kuptoj se çfarë problemesh kanë: mund të shkoj edhe t’i rregulloj thonjtë, por asgjë nuk më pengon të vazhdoj të bëj atë që dua. Ndonjëherë më ndodh që t’u përgjigjem. Jo aq shumë për mua, nuk më prek aq shumë, por e bëj për vajzat e tjera që ndoshta duan ta provojnë ti hyjnë kësaj rruge dhe stepen sepse e gjejnë veten duke luftuar me pengesa që rrjedhin nga një kulturë e gabuar e dominuar nga meshkujt. Ndjehem përgjegjës për ta: kur ke aftësi për të bërë diçka, nuk ka rëndësi se çfarë seksi biologjik të është caktuar në lindje. Nuk ka aktivitete apo tema tabu.”/Top Channel/Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:Fjona ÇakalliinfluencuesepeopleTikToktop1Tophomevetura

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm 5.1 milionë turistë në 7 muaj! Deri në qershor Shqipërinë e vizituan 300 mijë italianë
Artikulli i ardhshëm Studim: Ky faktor shëndetësor ul rrezikun e 9 llojeve të kancerit me 40%

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Festivali i Vallëzimit “Newborn Kosova” kthehet me edicionin e katërt

19 Shikime
Life StylePeople

Shitet vila e ikonës së modës, Karl Lagerfel dhe blerësi pagoi…

22 Shikime
People

Jennifer Aniston në serialin e ri “I’m Glad My Mom Died” nga Apple TV+?

17 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?