Drejtpërsëdrejti nga Las Vegas, Gwen Stefani do të jetë performuesja kryesore në“Super Bowl LVIII TikTok Tailgate”, shfaqje kjo që do të mbahet përpara ndeshjes së kampionatit të NFL më 11 shkurt 2024.
Është viti i katërt i partneritetit të NFL me TikTok për shfaqjen e këtij eventi. Tifozët do të mund të ndjekin në llogarinë e NFL në TikTok disa orë nga programi drejtpërdrejtë nga Stadiumi Allegiant në Las Vegas. Formacioni përfshin një performancë muzikore live nga Stefani – me një set të parashikuar 50-minutësh – së bashku me të ftuar specialë të NFL dhe krijues përmbajtjesh në TikTok, shkruan Variety Magazine.
Përveç kësaj, pjesë të performancës muzikore të Stefanit do të transmetohen në televizionin CBS.
Super Bowl është ndeshja e kampionatit të Ligës Kombëtare të Futbollit (NFL), që luhet çdo vit midis kampionëve të Konferencave Kombëtare dhe të Futbollit Amerikan./Katror.info