Pallatit i Kongreseve në Tiranë për pesë ditë është shndërruar në strehën e librit. Panairi i librit shënon këtë vit edicionin e 25 të tij.
Ky vit jubilar, sipas botuesve duhet të shërbejë krahas festës edhe si reflektim dhe analizim , pasi leximi ka rënë ndjeshëm.
100 shtëpi botuese marrin pjesë në këtë edicion, i cili pasohet me rënie të titujve të rinj, por lexuesit do mund të blejnë libra me zbritje nga 10 deri ne 50 përqind më lire.
Kryetari i Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri në ceremoninë e hapjes, bëri thirrje për bashkëpunim të të gjitha palëve, që situata për librin të jetë ndryshe.
Disa prej botuesve kërkojnë që përveç festës, panairi duhet parë edhe si reflektim Shoqata e Botuesve të Kosovës e paraqet situaten me leximin, e librin ndryshe edhe pse inflacioni ka prekur industrin e librit.
Botuesit kanë një moto për lexuesit: ‘libri është ushqim për shpirtin’.
Dashamirësit e librit nga grupmosha të ndryshme , duke përfshirë edhe grupet e organizuarave të nxënësve të shkollave , si dhe drejtues të institucioneve kulturore dhe vendore ishin vizitorët e parë të panairit, i cili do të mbahet më datën 20 nëntor në mjedisin e Pallatit të Kongreseve.