Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) Kosovë lansoi Sfidën për Mendje Kreative, një thirrje e hapur për ide inovative që synojnë mbështetjen e ‘startups’ në industritë kreative.
Duke ditur rolin që Industritë Kreative (CI) kanë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik globalisht, kjo sfidë synon të shfrytëzojë një grup në zgjerim të talenteve krijuese për të ndërtuar një sektor krijues dinamik dhe inovativ. Nisma fokusohet në rritjen e aftësive për ndërmarrësi dhe vetëpunësim duke forcuar partneritetet ndërmjet akademisë dhe sektorit privat, duke gjeneruar në fund mundësi më të mëdha për rritjen e ekonomisë kreative.
Inovacioni i nxitur: Një Sfidë për Mendjet Kreative fton të gjitha bizneset e reja në sektorin krijues të dorëzojnë zgjidhje inovative që demonstrojnë një potencial të fortë për ndikim dhe shkallëzim, qoftë përmes prezantimit të teknologjive të reja, modeleve unike të biznesit ose qasjeve kreative që kontribuojnë në zhvillim të qëndrueshëm.
Propozimet e përzgjedhura do të përfitojnë mentorim, udhëzim dhe mbështetje financiare deri në 10,000 euro, duke i ndihmuar ata të kalojnë nga ideja në prototip dhe nga prototipi në një produkt minimal të zbatueshëm (MVP).
Afati i fundit për dorëzimet është 2 tetor 2024. Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, klikoni në këtë LINK
Kjo nismë është ndër të parat që ka prioritet industritë kreative si një shtytës kryesor të rritjes ekonomike.
Ajo synon të bashkojë palët e interesuara institucionale, shoqërinë civile dhe sektorin privat për të mbështetur ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të në sektorin kreativ.
Inovacioni i nxitur (Innovation Unleashed): Një Sfidë për Mendjet Kreative (A Challenge for Creative Minds) është pjesë e projektit Creative Industries, i mbështetur nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe i zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI)./Katror.info