Filmi i shkurtër ‘Heroi i Shkretëtirës’ (Hero of the Desert) me skenar dhe regji te Lorena Sopit, ka fituar çmimin për filmin më të mirë dramatik dhe për skenarin më të mirë në Tehnochat International Film Festival në Barcelonë.
Po ashtu, filmi ka fituar çmimin e argjendet për film të shkurtër në ‘London Movie Festival’ në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe çmimin për filmin më të mirë të shkurtër në festivalin ‘Lusi Bunuel Memorial Awards’, i mbajtur në Kalkutë te Indise.
‘Heroi i Shkretëtirës’ dje u shfaq për herë të dytë në ‘Salerno International Film Festival’ i cili përfundon sonte në Salerno, si dhe në ‘Directors Circle Festival of Shorts’, i cili po ashtu përfundon sonte në Erie te Shteteve te Bashkuara.
Ditët në vijim, filmi “Heroi i Shkretëtirës’ do te shfaqet edhe në Festivalin ‘Balcans Beyond Border’ ne Athinë të Greqisë dhe në festivalin ‘Cannes Short Film Festival’ në Francë.
Ne rolet kryesore të filmit 25 minutash shfaqen Vjosa Tasholli, Mikel Markaj, Dibran Tahiri, Jehona Gashi, e te tjerë. Skenograf është Uran Duli, Gafer Elbasan Sherifi, kostumografe Alma Krasniqi, dizajner zëri Ilir Xheladini, ndihmës regjisori Sovran Nrecaj dhe Hana Bucaliu, Drejtor fotografie është Lorenc Pelushaj dhe skenariste e regjisore Lorena Sopi.