Hilary Swink është bërë nënë. 48-vjeçarja, fituese e Oscar, ka njoftuar se ajo solli në jetë dy binjakë me burrin e saj Philip Schneider.
Aktorja e “Million Dollar Baby”, 48-vjeçare, ndau lajmin e lumtur të dielën me një imazh të ngrohtë duke mbajtur të porsalindurit në krahë.
“Nuk ishte e lehtë. Por djali (dhe vajza!) ia vlente. Gëzuar Pashkët”, ka shkruar nëna e re.
Ylli – që njoftoi për herë të parë shtatzëninë e saj në tetor – dukej komode duke mbajtur foshnjat në krahë ndërsa ishte e mbështjellë me një rrobdeshambër të bardhë.
Binjakët janë fëmijët e parë për yllin e “Alaska Daily” dhe bashkëshortin e saj të dytë, sipërmarrësin Philip Schneider, 45 vjeç.
Aktorja po ashtu mori urime të shumta në rrjete sociale, duke qenë se vetëm në Instagram ndiqet nga mbi një milion njerëz.
Hilary dhe Philip Schneider u martuan në vitin 2018 dhe thuhet se u takuan për herë të parë në nëntor 2016.
Lidhja e re e artistes erdhi pesë muaj pasi ajo i dha fund fejesës së saj tre-mujore me Ruben Torres.
Hilary në anën tjetër gëzon një karrierë të bujshme si aktore, e cila tanimë ka fituar çmimin Oscar pr filmin “Million Dollar Baby.”/Katror.info