Shqipëria ka fituar medaljen e parë historike në një Olimpiadë, kjo falë fitores së mundësit, Chermen Akhsarbekovich Valiev, në finalen e medaljes së bronztë kundër mundësit nga Taxhikistani, Rassadin.
25-vjeçari rus që zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat kuqezi fitoi medaljen e Bronztë në peshën 74 kg stil i lirë, duke mundur 6-2 taxhikistanezin.
Kjo është medalja e parë e Shqipërisë në historinë e saj në Lojërat Olimpike, e cila erdhi pas një performance fantastike nga Valiev. /Katror.info