Kënga e cila kohëve të fundit ka “pushtuar” rrjetin social TikTok, “Anash i lija”, është publikuar e plotë të premten.
Klodian Kodra dhe “Hazy”, artistë nga Shqipëria, kanë sjellë versionin e plotë të këngës “Anash i lija” që është pak më shumë se tre minuta.
Producenti i këngës është Marenglen Boja, ndërsa instrumentali dhe teksti është shkruar nga “Hazy”.