katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    14 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    14 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    14 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    14 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    14 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    14 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    1 day ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    1 day ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Hotel California” mes madhështisë dhe mallkimit për Eagles
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“Hotel California” mes madhështisë dhe mallkimit për Eagles

Last updated: 30/06/2024 6:21 AM
352 Shikime
Shpërndaje
Foto: Redferns

Albumi  “Hotel California” 1976, i çoi grupin Eagles përtej suksesit në një nivel të frikshëm dhe në një djegie totale. Në kohën kur bënë albumin e tyre të fundit të viteve 70, “The Long Run”(Ndjekja e gjatë), ata u ndjenë të bllokuar në një ferr të famshëm, një ferr që do të duhej të ngrihej përpara se të ribashkoheshin, siç vërejti Don Henley bateristi dhe njëri nga autorët të grupit, prandaj është edhe titulli  “Hell Freezes Over” (Kur ferri ngrihet) i albumit i 1994-ës.

Për grupin Eagles (Shqiponjat), Don Henley, Glen Frey, Joe Walsh, Don Felder dhe Randy Meisner, ferri ishin ata vetë për njëri tjetrin, turneu i vazhdueshëm, suksesi marramendës, vepër e patejkalueshme në aspektin muzikor për ta por dhe për shuma e pabesueshme të parave të rrjedhura në rrugën e tyre, ishin më shumë mallkim sesa bekim.

Kënga dhe albumi gjerësisht konsiderohen si një nga veprat më të bukura në historinë e muzikës dhe sot konsiderohen klasik në muzikën rock.

Eagles – Hotel California (Live 1977) (Official Video)

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Teksti i “Hotel California” është metaforik dhe i hapur për interpretim, por kënga shpesh shihet si një alegori për anën e errët të ëndrrës amerikane dhe industrisë muzikore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për shkak të vargjeve “We haven’t had that spirit here since 1969″ (Ne nuk e kemi pasur atë frymë, shpirt këtu që nga viti 1969), krijohet një interpretim veçanërisht i frikshëm i fansave të këngës qëllimisht të paqartë se Anton LaVey një satanist, autor dhe muzicient themeloi Kishën e tij të Satanit në një hotel në San Francisko në vitin 1969. Shumë është për folur se nëse kënga luhet mbrapsht glorifikohet historia e LaVey-t në tekst.

Kënga zakonisht interpretohet si një alegori rreth hedonizmit dhe lakmisë në Kaliforninë Jugore në vitet 1970 – a.Doli të ishte një profeci vetpërmbushëse.

Kënga tregon historinë e një udhëtari të lodhur që mbërrin në një hotel misterioz të quajtur “Hotel California”. Edhe pse fillimisht i joshur nga stili i jetesës luksoze dhe joshëse brenda hotelit, protagonisti e kupton shumë shpejt se largimi bëhet i pamundur. Hoteli përfaqëson një kurth ose burg metaforik nga i cili nuk mund të shpëtohet, duke simbolizuar teprimet, materializmin dhe zbrazëtinë shpirtërore të industrisë së argëtimit dhe biznesit në përgjithësi.

Tekstet përmbajnë referenca dhe imazhe të ndryshme të fshehta, duke krijuar një atmosferë misteri dhe intrigash. Rreshtat “Mund të shikosh jashtë sa herë të duash, por nuk mund të largohesh kurrë” sugjerojnë natyrën e varur dhe tërheqëse të famës, pasurisë dhe kënaqësisë, e cila mund t’i mbajë njerëzit robër.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në përgjithësi, “Hotel California” është një këngë komplekse dhe poetike që eksploron tema të zhgënjimit, humbjes së pafajësisë dhe rreziqeve të kërkimit të suksesit dhe përmbushjes në ndjekjet materialiste. Teksti i saj enigmatik ka ngjallur interpretime dhe diskutime të shumta mes fansave dhe kritikëve ndër vite.

Pavarësisht nëse u bë me dashje apo jo “Hotel California” iu afrua shumë afër të qenit një album i vërtetë konceptual. Secila nga këngët ndajnë lirshëm temat e parajsës së humbur ose të shkapërderdhur dhe albumi është shënuar sipas vendndodhjeve gjeografike të tyre.

Si albumi i pestë i grupit, ai ishte kalimtar në disa mënyra, duke përfshirë muzikën dhe personelin. Kitaristi Bernie Leadon, një ndikim i fortë në tingujt e Contry Rokut të grupit të viteve të hershme u zëvendësua nga kitaristi i funk-rock Joe Walsh, i cili më parë kishte drejtuar grupet James Gang dhe Barnstorm. Si rezultat, tingulli i grupit u bë pak më i rëndë, duke mos braktisur kurrë ndjeshmërinë e tij të zakonshme të pop-it.

Grupi rock The Eagles Nga e majta në të djathtë: Don Felder, Don Henley, Joe Walsh, Glenn Frey dhe Randy Meisner. / Foto: Getty Images

Tematikisht, anëtarët e Eagles e kanë përshkruar albumin si një metaforë për rënien e perceptuar të Amerikës. Këngëtari kryesor, kompozitori dhe bateristi i grupit Don Henley tha se për shkak se ishte viti i dyqind vjetorit të themelimit të Amerikës dhe “Shqiponja” është simboli i Amerikës, ata u ndjenë të detyruar të bënin një lloj deklarate artistike. Ai shpjegoi se si ata e përdorën Kaliforninë (asnjëri anëtar i grupit nuk ishte nga Kalifornia) si një mikrokozmos të të gjithë Shteteve të Bashkuara, me komente mbi natyrën e suksesit por edhe një histori jashtëzakonisht pesimiste të Amerikës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa përmbajtja lirike e albumit është për debat, bukuria e vërtetë e “Hotel California” është tingulli, shumica e të cilit nuk ngjante me asgjë që kishin bërë më parë Eagles.

Kënga titullare me temën e hapjes fillon me një hyrje të gjatë akustike/elektrike, e cila fillimisht u prezantua në grup nga kitaristi kryesor Don Felder si një pjesë instrumentale. Kjo vepron si një uverturë dramatike përpara se kënga të fillojë me një ritëm kuazi-karaibe dhe tekstin e fshehtë, por intrigues, tregimtar. Megjithatë, kënaqësia e vërtetë që e bën këtë këngë një klasike të mirëfilltë janë kitarat elektrike të dyfishta nga Walsh dhe Felder, të cilat notojnë mbi meloditë elektrike thumbuese lirike përgjatë melodisë, dhe zënë skenën qendrore me solo të gjatë e të dyfishtë të kitarave për të mbyllur këngën.

Deri më sot, shumë nga termat dhe fazat unike të përdorura në tekstin e këngës janë debatuar për kuptimin ose qëllimin e tyre të saktë. Këto përfshijnë “colitas”, “ky mund të jetë parajsë ose ky mund të jetë ferr”, “vera e 1969, pra viti i themelimit të kishës të satanit në San Francisko” e referuar si “shpirt” “thika të çelikut” dhe faza kryesore e këngës – “ti mund të shikosh jashtë sa herë të duash, por nuk mund të largohesh kurrë”.

Pas kësaj kryevepre unike, albumi vazhdon me disa këngë të cilat po ashtu u bënë hite të mëdha, “New Kid In Town” (Djaloshi i ri në qytet) është kënga më e mirë Country Rock ndonjëherë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
The Eagles New Kid In Town

Kënga bën fjalë për natyrën kalimtare, të paqëndrueshme të dashurisë dhe romancës, gjithashtu për natyrën kalimtare të famës, veçanërisht në biznesin e muzikës. Eagles e dinin se ishin ndër më të famshmit në botë por gjithashtu e dinë se dikush do të vijë dhe do t’i zëvendësojë – si në muzikë ashtu edhe në dashuri dhe fjalët që do të fliten pas shpinës së tyre do të jenë të rënda dhe të dhimbshme.

Kënga ka një strukturë të shkëlqyer akorde, një përzierje të bukur instrumentesh, vokale përcjellëse dhe kitarë të shkëlqyer nga Don Felder, megjithëse shumë më pak delikate se në këngën  titullare. E kënduar nga Glenn Frey, kënga ngjitet me çelësat në vargun e tretë duke u bë më intensive para përfundimit me një pjesë të mjeshtërisë muzikore dhe vokale.

“Life In the Fast Lane” (Jeta në korsinë e shpejtë) përmban një riff kitarë të rëndë dhe kryesues nga Joe Walsh, me tekste që janë paksa nervoz.

Deri te ky album tingulli që karaketrizonte grupin Eagles ishte Contry Rock. Për “Hotel California”, grupi mori një vendim të ndërgjegjshëm për t’u larguar nga Country Rock-u dhe shkroi disa këngë që janë me tingull më të rëndë, si “Victim Of Love” (Viktima e dashurisë) dhe “Life in the Fast Lane”. Glenn Frey e kishte pranuar se një ditë kur ai ishte duke u vozitur në autostradë me një shpejtësi maramendëse me një diller droge të njohur si “The Count”, Frey i kërkoi tregtarit të ngadalësonte shpejtësinë dhe përgjigja ishte: “Çfarë do të thuash? Ne e jetojmë jetën në korsinë e shpejtë!” Ai e shfrytëzoi këtë thënie si titull dhe temë të këngës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pjesa e parë përfundon me “Wasted Time” (Koha e humbur), një këngë si baladë perfekte me orkestrim të gjerë që flet për marrëdhëniet e prishura dhe zhgënjimet e një ëndrre të bukur që na duket si kohë e humbur por në fund kuptojmë se nuk ishte fare kohë e humbur. Kënga është shumë e ngadaltë dhe e matur, me vokal të shkëlqyer nga Henley. Repriza orkestrale e këngës që hap anën e dytë të albumit i ngjan një hyrje të ngadaltë dramatike e cila pason hard rock “Viktim Of Love” (Viktima e dashurisë), një këngë që dëshmon se Eagles mund të bëjnë më shumë me dy akorde se çdo grup tjetër ndonjëherë.

Kjo këngë u regjistrua drejtpërdrejt në studio dhe përmban një ngritje të mrekullueshme në një solo me rrëshqitje nga Joe Walsh. Kjo këngë flet për mosbesnikëri ndaj partnerëve deri në pikën kur përdoret edhe arma zjarri deri sa partneri i mashtruar kërkon sekretet e partneres duke i ofruar sekretet e veta.

Përpjekja e vetme për shkrimin e këngëve dhe vokalin kryesor të Joe Walsh është “Pretty Maids All In a Row” (Shërbëtoret e bukura në një rresht), që paraqet Joe Walsh në piano dhe sintetizues dhe jo në kitarë, dhe me Don Felder që luan kitarat kryesore dhe nuk ishte tipik për tingullin Eagles. Kënga është një lloj reflektimi melankolik për jetën e Joe Welsh dhe brezit të tij në përgjithësi.

“Try and Love Again” (Përpiqu dhe dashuro prapë) u shkrua dhe u këndua nga basisti Randy Meisner, i cili ka atë lloj zëri të çuditshëm që u jep këngëve një avantazh të këndshëm, si në “Take It To the Limit” (Dërgoje  deri në skaj) në albumin e mëparshëm. Kënga kap thelbin e betejës të brendshme mes frikës për t’u lënduar përsëri dhe shpresës për të gjetur përsëri atë që e ka humbur. Mbresëlënëse janë vargjet “E drejtë apo e gabuar, ajo që është bërë është bërë. Janë vetëm momente që huazojmë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Randy Meisner – Try and Love Again, Live in Dallas

Hotel California do të ishte albumi i fundit i Meisner me grupin, pasi ai vendosi t’i ikë gjithë asaj fame dhe stresi dhe të kthehej në vendlindjen e tij Nebraska për të qenë me familjen e tij. Albumi përfundon me “The Last Resort” (Vendpushimi i fundit) të Don Henley-t, i cili përfundon bukur temën e “Hotel California” nga njëra anë, por është një lloj anti-hotel California nga ana tjetër. Aty ku kënga Hotel California është poetike dhe lë shumë hapësirë ​​për interpretim, “The Last Resort” është predikuese me tekste paksa fanatike, elitare, raciste (dashuria e njeriut të “kuq”, indianëve nativë ndaj tokës dhe misionarët që sollën mbishkrimin me neon “Jezusi po vjen”) me melodi dhe partiturë fenomenale, kënga përfshin tekste shumë të thella:

Kush do të krijojë rregullin madhështor?
Çka është e jotja dhe çka është e imja?
Sepse nuk ka më kufi të ri
Duhet t’ia dalim këtu
Ne plotësojmë nevojat tona të pafundme
Dhe justifikojmë veprat tona të përgjakshme
Në emër të fatit dhe në emër të Zotit.The Last Resorts, Eagles

Kënga fillon e qetë dhe në fund shndërrohet në një nga ep-et më të mëdha në muzikën moderne. Ajo mund të interpretohet si histori e Amerikës duke filluar nga ëndrrat e njerëzve që kanë ardhur si refugjat e deri te ditët e sotme kur amerikanët e keqpërdorin gjithçka çka ai vend ju ka dhënë, nga liritë fetare e deri te vetë toka duke e shkatërruar atë. Thelbi i këngës ishte se kur gjejmë diçka të mirë, ne e shkatërrojmë atë me praninë tonë – nga vetë fakti se njeriu është e vetmja kafshë në tokë që është në gjendje të shkatërrojë mjedisin e tij.

Pavarësisht tensioneve të brendshme, asokohe Eagles prodhuan një kolonë zanore perfektë, lirisht mund të thuhet një testament për Amerikën e viteve ’70. “Ata pasqyruan stilin muzikor në zhvillim të Amerikës së pasluftës të Vietnamit viteve 70 -a dhe brezit të parë të vërtetë të çliruar seksualisht. Eagles nuk e kishte të vështirë të identifikohej me një grup që këndonte si engjëj dhe festonte si djaj,” shkruante Marc Eliot në librin e tij “To The Limit: The Untold Story of the Eagles” (Deri në skaj: Historia e pa treguar e Eagles (Shqiponjave)”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Hotel California” është identifikuar aq ngushtë me kulturën amerikane sa “kur një aeroplan spiun i SHBA bëri një ulje emergjente në Kinë në vitin 2001, anëtarët e ekuipazhit iu kërkuan të recitonin tekstin e këngës për të vërtetuar kombësinë e tyre. Raportonte Mark Savage nga BBC.

Hotel California do të ishte kulmi absolut i karrierës së Eagles, duke shitur më shumë se 32 milionë kopje. Çdo sukses tjetër i grupit është matur me suksesin e Hotel California gjë që ishte gati e pamundur të përsëritet një vepër aq madhore e asaj periudhe në Amerikë.

Grupi më 1979 realizon albumin e fundit të dekadës “The Long Run” (Ndjekja e gjatë) dhe për shkak të frikës nga humbja kreative, mospajtimeve dhe tensioneve mes anëtarëve ku shpesh nuk mungonte as konfrontimi fizikë shpartallohet. Më 1994 me insistim të vazhdueshëm si nga mediat dhe kompanitë muzikore por para se gjithash nga presioni dhe pritjet nga publik Eagles ribashkohen dhe realizojnë albumin gjysëm akusitk live të emëruar simbolikisht “Hell Freezes Over” (Kur Ferri ngrihet) duke aluduar se tani i kanë kokat e ftohta dhe janë prapë miq.

Suksesi nuk mungoi dhe ata vazhduan me turne dhe me realizimin e albumit “Long Road Out of Eden” (Rrugë e gjatë jashtë parajsës) më 2007. Në ndërkohë nga grupi largohet kitaristi Don Felder ndërsa Glen Frey vdes më 2016. Grupi ende është aktiv me koncerte dhe vendin e Glen Frey e ka zënë biri i tij Deacon Frey. Hotel California në realitet si hotel nuk ka ekzistuar kurrë. Hoteli në kopertinë të albumit është Hoteli Beverlly Hills dhe çdo përpjekje për të bërë një hotel me emër të tillë për përfitime nga miti i këngës është përballë me reagimin e grupit. Herën e fundit më 2017 ata kanë ngritur një padi kundër një hoteli në Meksikë të quajtur Hotel Baja California. Në padi thuhej se pronarët e hotelit Baja California Sur i bëjnë klientët të besojnë se hoteli ka shërbyer si frymëzim për tekstin e këngës. Vizitorët e hotelit e kanë bërë të qartë përmes “rishikimeve të shumta në internet” se hoteli është i lidhur me Eagles, “gjë që nuk është e vërtet” patë thënë grupi./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:CaliforniaCountryEaglesHotel CaliforniapeoplerockSHBAtopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Si t’i ndihmoni kafshët të përballojnë të nxehtit?
Artikulli i ardhshëm Gjermania, çerekfinalistja e dytë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

71 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?