Kompania Huawei ka prezantuar laptopin e ri MateBook Fold, një pajisje super e hollë, trashësia e së cilës rivalizon me atë të shumë smartphone-ëve. Kur është i hapur, ai ka një trashësi prej vetëm 7.3 mm, ndërsa i mbyllur arrin në 14.9 mm.
Për krahasim, Lenovo ThinkPad X1 Fold është më i trashë, me 8.6 mm kur hapet dhe 17.4 mm i mbyllur. Megjithatë, ndryshe nga modeli i Lenovo-s, MateBook Fold për momentin është i disponueshëm vetëm në Kinë, me një çmim rreth 3,300 dollarë.
MateBook Fold përmban një ekran OLED prej 18 inç, i cili paloset në një kënd prej 90 gradësh dhe shndërrohet në një formë laptopi me ekran të sipërm 13 inç dhe tastierë digjitale. Pajisja peshon vetëm 1.16 kilogramë, ofron rezolucion 3.3K (3.296 x 2.472 pikselë) dhe ndriçim deri në 1.600 nits. Në brendi, ai mbështet deri në 32 GB RAM dhe 2 TB hapësirë ruajtjeje.
Ky laptop shënon edhe debutimin e sistemit të ri operativ të Huawei-t për kompjuterë, HarmonyOS 5, i cili fillimisht ishte zhvilluar për pajisjet Android. Pas humbjes së qasjes në Microsoft Windows në mars, për shkak të sanksioneve amerikane, Huawei vendosi ta zgjerojë sistemin edhe në laptopë. HarmonyOS 5 është i disponueshëm gjithashtu edhe në modelin MateBook Pro./Katror.info