Huawei ka kohë që është prezent në tregun e telefonave të palosshëm, dhe pajisja më e fundit e këtij lloji është Nova Flip. Ky është telefoni i parë i mençur i palosshëm në familjen Nova, i cili është dizajnuar në mënyrë moderne dhe ofrohet në disa ngjyra interesante.
Edhe pse kryesisht promovohet si një “aksesor i modës”, Nova Flip ende përmban disa pajisje mbresëlënëse, duke përfshirë një mekanizëm që është testuar në Zvicër dhe mund të përballojë 1.2 milion palosje.
Kur hapet, trashësia e pajisjes është 6.88 mm dhe peshon 195 gram. Nova Flip ka një ekran OLED të jashtëm 2.14 inç të vendosur pranë dy kamerave.
Ekrani i jashtëm mund të përdoret gjithashtu për të përdorur aplikacione individuale, duke përfshirë motin, muzikën dhe kalendarin.
Sa i përket kamerave, pajisja ka një kamerë kryesore 50 MP me një sensor RYYB 1/1.56 inç dhe hapje f/1.9, një kamerë ultra të gjerë 8 MP dhe një kamerë selfie 32 MP në pjesën e përparme.
Nova Flip përdor softuerin Harmony OS 4.2 me disa truke të AI duke përfshirë mjetin për heqjen e objekteve, përzgjedhjen e tekstit nga fotot dhe krijimin e fotove.
Ky model do të dalë në shitje duke filluar nga 10 gushti me një çmim prej 744 dollarë për versionin 256 GB, ose 798 dollarë për versionin 512 GB. Modeli më i shtrenjtë ka 1 TB memorie dhe kushton 911 dollarë./Katror.info