Krijuesi i hit-serisë “Scrubs”, Bill Lawrence, ka thënë që një film ribashkimi është i paevitueshëm.
Sitkomi në fjalë ishte transmetuar gjatë viteve 2001-2010, ku bëhet fjalë për disa mjekë dhe infermiere në Sacred Heart Hospital. Kasti dhe krijuesit e kësaj serie kishin provokuar më parë për një ribashkim të mundshëm, dhe ka rënë në sy raporti i ngrohtë që ata vijojnë ta mbajnë me njëri-tjetrin.
“Mendoj që është e paevitueshme që do të ndodhë”, ka thënë Lawrence për Variety. “Ajo që është për të qeshur është që për herë të parë kur kalojnë gjashtë muaj pa ndenjur me njëri-tjetrin, ne do të përfundojmë duke e bërë një ribashkim të Scrubs”./Katror.info