katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Parashikimi i motit: Çka na pret sot?
    1 hour ago
    Bislimi: Sorensen ka vizion të qartë si të ecet përpara
    1 hour ago
    Sot, tentimi i 30-të për konstituimin e Kuvendit
    37 minutes ago
    Prishtina feston sot 26-vjetorin e Çlirimit me ndeshje bamirësie për komunitetin Down Sindromë
    1 hour ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Himni i Kosovës sot mbush 17 vjet
    51 minutes ago
    Afrim Muçaj shpallet “Aktori më i mirë” në SEE Film Festival 2025 në Paris
    13 hours ago
    Enver Kosumi, laureat i Çmimit për Demokraci 2024 i ndarë nga KCSF
    16 hours ago
    Përurohet çerdhja e re në Skënderaj
    21 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shkodra Elektronike hap edicionin e 13 të FemArt
    36 minutes ago
    Teatri i Mitrovicës u prezantua në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Rumani
    12 hours ago
    Greta Thunberg dhe përpjekja e saj për një botë më të drejtë
    23 hours ago
    Dua Lipa do të jetë ylli i Super Bowl-it 2026?
    24 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    2 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    6 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    5 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    6 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    6 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    7 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    7 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    7 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    1 week ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ilir Kiçmari, studenti që me aktivizëm synon ndryshime në arsim
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Ilir Kiçmari, studenti që me aktivizëm synon ndryshime në arsim

Last updated: 17/12/2023 3:45 PM
217 Shikime
Shpërndaje
Ilir Kiçmari, aktivist

Student i shkëlqyer dhe aktivist i përkushtuar, me interes kyç në përmirësimin e cilësisë së jetesës, sidomos tek të rinjtë. Është ky 23 vjeçari, Ilir Kiçmari, i cili vullnetarisht merret me aktivitete të ndryshme që përfshijnë, teknologjinë, të drejtat e njeriut dhe fusha të tjera, që prekin jetën e shoqërisë.

“Jam bashkëthemelues i Organizatës Iniciativa Studentore për Novacion SIN68, e cila ka për qëllim rritjen e aktivizimit studentor në Qendrën e Studentëve dhe në përgjithësi ë Kampusin e Universitetit të Prishtinës. Në fillim të vitit 2024 bëhen dy vjet prej kur ne operojmë. Kemi bërë qindra aktivitete, duke filluar nga aktivitetet edukativo – arsimore, e deri tek ato relaksuese, sportive, kulturore e kështu me radhë”, u shpreh Iliri.

Si student i shquar i shkencave kompjuterike, Iliri gjithashtu ndan njohuritë e tij në shkencat kompjuterike duke punuar si instruktor në një Shkollë Digjitale. Ai gjithashtu ka ndihmuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës si asistent projekti. Iliri njohuritë e tij teknologjike – shkencore ka nisur t’i zbatojë në projektet vullnetare të digjitalizimit, duke synuar të investojë në një të ardhme më pozitive në Kosovë dhe më gjerë.

Mundesh me e lexu edhe…

Himni i Kosovës sot mbush 17 vjet

“Digjitalizimi është komponentë shumë e rëndësishme, tash me zhvillimin e inteligjencës artificiale, e cila tashmë ka marrë një hov shumë të madh edhe global, po edhe në Kosovë. Në Qendrën e Studentëve kemi provu me mbajt Crypto Talk, me fol për Blockchain Teknologjitë, kemi pas edhe Besartin prej Crossplag platformës, e cila identifikon plagjiaturën, në fakt bën identifikimin e inteligjencës artificiale, e cila është një formë e plagjiaturës.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është një kompani që vepron prej Kosovës, edhe kemi bisedu për inteligjencën artificiale për trendet e së ardhmes, edhe qysh mundemi me i përdor ato trende pozitivisht në shoqninë tonë. Qendra Studentore i ka disa prej proceseve të digjitalizume por ka nevojë për shumë më shumë digjitalizim”, tha Kiçmari.

Ilir Kiçmari, aktivist

Ilir Kiçmari, që para 3 viteve u zgjodh ambasador i ri evropian krahas studimeve, punës, dhe aktiviteteve tjera në Qendrën Studentore, kontributin e tij e ka shtrirë edhe më tej, duke u bërë pjesë edhe e organizatave tjera, siç është edhe Young European Ambasadors.

Ai, me angazhimin e tij është fokusuar tek integrimi evropian dhe përfshirja e të rinjve në aktivitete që përmirësojnë vendin, qoftë në aspektin kulturor apo arsimor. Ndërsa, studimet dhe puna nuk janë fare pengesë për aktivitetet e shumta të tij vullnetare, ai inkurajon aktivizimin edhe të shumë të rinjve dhe studentëve tjerë, pasi konsideron se kjo është mënyrë e mirë për t’i vënë në praktikë edhe njohuritë
studimore.

Ilir Kiçmari, aktivist

“Unë kam qenë bursist edhe jam prapë tash edhe në Bachelor edhe në Master, dhe me mësu nuk të pengon aspak nëse merresh me vullnetarizëm, nëse kontribuon për komunitet. Përkundrazi, vullnetarizmi të ndihmon në mësime, për shkak se ti ndihesh më mirë, ndihesh i plotësum edhe shpesh herë mëson diçka që shërben edhe në studime, se e kupton më mirë sensin e ndërlidhjes së shkencës me praktikën edhe mendoj se është diçka e jashtëzakonshme në qoftë se mundesh me pa këtë gjë përmes vullnetarizmit, se pastaj edhe kontributi yt në shoqri ka me qenë më i madh edhe nuk
ka me mbet vetëm në letër apo vetëm si ide, po ka me u realizu edhe me u kthy në kontribut për komunitetin.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Prandaj i ftoj të gjithë studentët edhe të shkëlqyeshëm, sepse ekziston një mit që vetëm studentët që nuk janë të shkëlqyeshëm merren me aktivizëm studentor, kjo ështëe pavërtetë sepse mendoj që unë edhe anëtarët e tjerë të ekipit tonë të cilët shumica janë bursista edhe janë të shkëlqyeshëm në studime, jemi dëshmia më e mirë që ky mit nuk vlen edhe është i pavërtetë, edhe i ftoj edhe gjithë studentët e shkëlqyeshëm me u angazhu”, tha ai.

Ilir Kiçmari, aktivist

Derisa në Kosovë vazhdojnë fushatat vetëdijesuese rreth rëndësisë së digjitalizimit, Kiçmari, vazhdon me projekte të cilat jetësojnë idetë e një bote teknologjike.

“Planet e ardhme për momentin i kemi për vitin 2024, e kemi javën e shkencës e cila mbahet tash e dy vite, tani viti i tretë, është një javë plotë me aktivitete, aktivizëm, ku reklamohet ideja që duhet me studiu edhe që shkenca është shumë e rëndësishme, përveç kësaj e kemi edhe Prishtina Youth Project. Është një iniciativë që rrjedh prej Helsinkut, në Finlandë, edhe pastaj ka vazhdu në Stamboll, në Turqi, ku ka pas shumë sukses, e cila i bën bashkë të gjitha shtetet prej krejt botës, ku diskutojnë për tema specifike që mundet me qenë inteligjenca artificiale, ose mundet me qenë shkenca e të
dhënave”

“Përveç kësaj e ka edhe idenë e promovimit të dukurive natyrore, kulturore edhe gjithçka të mirë që ne kemi në Kosovë. Ne e kemi shkruar dokumentin edhe projektin për realizimin e Prishtina Youth Project, tash vetëm jemi në fazën e realizimit edhe koordinimit me donatorë të ndryshëm, nëse dikush dëshiron të kontribuojë në këtë aspekt”, potencoi Kiçmari.

Ilir Kiçmari, aktivist

Sa i përket aktiviteteve të tij në Qendrën e Studentëve, së fundmi në kuadër të organizatës SIN68, ai ka nisur edhe kursin e vallëzimit për studentë, duke shndërruar një dhomë të pashfrytëzueshme në njërën nga këndet e gjalla të aktivizmit të tij. I nxitur nga pasioni dhe njohuritë e tij për vallëzimin, me anë të këtij kursi, ai ka thyer edhe një stereotip gjinor, ku supozohet se djemtë nuk din apo nuk duhet të vallëzojnë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Ilir Kiçmari, aktivist

“Interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm, por vlen me potencu që interesimi në kurs ka qenë më i madh i grave të reja, sesa i burrave të rinj, të cilët një numër i madh i studenteve kanë apliku, kurse studentë (djem) i kemi pasë dy ose tri aplikime, të cilët i kemi ftu, tash janë pjesë, por e njëjta ka ndodhur edhe në kurs të vallëzimit kur kam qenë unë, dmth, në numër i vogël i djemve janë bashku, kurse pjesa tjetër kanë qenë vajza”, përfundoi Iliri.

Përvoja e tij e punës dhe pjesëmarrja në trajnime të shumta, shkolla verore, debate, aktivitete kulturore e të tjera, kanë formuar dëshirën e tij për të përmirësuar komunitetin ku jeton, me objektivin e vetëm për ta shndërruar komunitetin në një “unazë me shumë ngjyra” pa diskriminim dhe me mundësi të reja.

Ilir Kiçmari, aktivist

Aktivistët si Iliri ndihmojnë në krijimin marrëdhënieve më të mira mes brezave të rinj, dhe në kapërcimin e ngërçeve që mund të kolapsojnë shoqërinë mes një tranzicioni drejt integrimit të përgjithshëm arsimor, kulturor, artistik e më gjerë. /Katror.info

Edicionin #32 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kombinoni ushqimet në mënyrë korrekte: Këshilla kyçe për një bark të sheshtë!
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Prishtina feston sot 26-vjetorin e Çlirimit me ndeshje bamirësie për komunitetin Down Sindromë
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Pse skumbri është peshku më i shëndetshëm në botë?
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Ekspozitë për Ditën e Çlirimit të Kosovës në Bibliotekën Kombëtare
TAGGED:aktiviteteaktivizmiaktivizmi vullnetarAktivizmiQytetarIlir Kiçmarikursi i vallëzimitorganizatapeoplepërkushtimpuna me komunitetpuna vullnetareqendra studentoreSIN68studentsuksestë rinjtëtoptophome1vullnetarizmiYoung European Ambasadors

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Elbenita Kajtazi – një soprano e operave botërore, dikur punonte në butik për të mbajtur veten si studente
Artikulli i ardhshëm Antarktida vishet kuqezi. Kush është shqiptari që preku Polin e Jugut?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Shkodra Elektronike hap edicionin e 13 të FemArt

3 Shikime
People

Teatri i Mitrovicës u prezantua në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Rumani

13 Shikime
People

Greta Thunberg dhe përpjekja e saj për një botë më të drejtë

26 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?