Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është bërë inaugurimi i ndërtimit të rrugës nga Dobruna e deri në kufirin me Kosovën.
Aliu, përmes një postimi në Facebook u shpreh se kjo rrugë është tejet e rëndësishme, pasi afron shqiptarët në kufirin në mes të Shqipërisë e Kosovës.
“Pas marrëveshjes ndërshtetërore për projektin Kërstec-Pakisht-Zapod, sot inauguruam mbarimin e asfaltimit të rrugës, që e lidhë Gjakovën me Krumën e Dobrunën, rrugë kjo jetike dhe me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët, veçanërisht për banorët e zonës”, shkroi ministri në llogarinë e tij./Katror.info