Shakira mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards në New Jersey dhe i mahniti të gjithë me performancën e saj.
Këngëtarja kolumbiane doli në skenë dhe që në fillim realizoi disa lëvizje atraktive kërcimi dhe shkaktoi duartrokitje nga publiku.
Kjo u pasua nga një interpretim i disa prej hiteve më të mëdha të saja, si “She Wolf”, “Hips Don’t Lie”, “Objection (Tango)”, “Whenever, Wherever”, “Te felicito” dhe shumë të tjera, ndërsa zëri i publikut këndonte pa u lodhur së bashku me të.
Performanca është publikuar edhe në YouTube dhe brenda një dite ka kaluar shifrën prej tetë milionë shikimesh.
Komentues të shumtë i kanë dhënë komplimente pafund Shakiras duke e cilësuar ndër interpretimet më të mira në histori të MTV Video Music Awards, përcjell Telegrafi.
Performanca është publikuar edhe në YouTube dhe brenda një dite ka kaluar shifrën prej tetë milionë shikimesh.
Komentues të shumtë i kanë dhënë komplimente pafund Shakiras duke e cilësuar ndër interpretimet më të mira në histori të MTV Video Music Awards. /Katror.info
Përgatiti:
