Stadiumi “Fadil Vokrri” është bërë gati për të pritur ndeshjet ndërkombëtare pas një investimi prej 1.3 milionë eurosh. Stadiumi tashmë përmban një fushë të re të ndërtuar me sistemin hibrid, teknologjia më e fundit në botë, e cila garanton qëndrueshmëri dhe performancë të lartë në çdo kusht atmosferik.
Përveç fushës moderne, stadiumi është pajisur me një sistem të përparuar drenazhimi dhe ngrohjeje, që siguron gjendje optimale të fushës për lojë në çdo kohë. Janë blerë pajisje të specializuara për mirëmbajtje, dhe stafi është trajnuar për të siguruar që fusha të mbetet në gjendje të përsosur për çdo ndeshje.
Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë disa fotografi në Facebook, duke njoftuar për ndryshimet e bërë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”./Katror.info