Shayk dukej mjaft elegante me fundin e saj të ngushtë ne një sfilatë mode në eventin e Swarovski në New York.
Supermodelja, zgjodhi të vishte një kombinim bardhë e zi për të krijuar frymën e festave, me temën e bizhuterive në “The Mark Hotel”.
36 vjecarja shkëlqente mes yjeve që ishin të pranishëm. Shayk u takua edhe me shoqen e saj të ngushtë dhe modelen Emily Ratajkowski. Ish modelja e rrobave banjove të revistës “Sports Illustrated” shtoi edhe një palë dorëza të zeza deri te bërryli.
