Një Jaguar D-Type jashtëzakonisht i rrallë ka dalë në shitje pas 31 vitesh qëndrimi në një “depo”. Modeli legjendar, i prodhuar mes viteve 1954-1957, ka fituar tre herë radhazi garën prestigjioze 24 Orët e Le Mans, duke hyrë në histori si një ikonë e shpejtësisë. Automjeti në fjalë, me shasinë XKD 551, u shit për herë të parë në vitin 1957 dhe më pas kaloi në pronësi të pilotit australian të Formula 1, Paul Hawkins. Në vitet ’70, ai u rikthye në specifikimet origjinale pasi u hoqën modifikimet për përdorim rrugor
Prej vitit 1994, makina ka qenë në pronësi të një koleksionisti zviceran, i cili e ka mbajtur kryesisht në ruajtje. Tani, Jaguar-i pritet të shitet në një ankand të Broad Arrow Auctions për një shumë mes 6.5 dhe 7.7 milionë dollarësh. Ekspertët e quajnë atë një “biletë hyrëse” për ngjarjet më të mëdha të garave historike, si Goodwood Revival dhe Le Mans Classic. /Katror.info