hkrimtari shqiptar me nam botëror, Ismail Kadare, ka mbërritur në Prishtinë ku është mysafir special i Panairit të Librit.
Për ta pritur Kadarenë dolën edhe kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Përndryshe para disa ditësh Katror.info njoftoi për pjesëmarrjen e skrimtari të njohur Ismail Kadare, si i ftuar nderi në edicionin e 25-të të Panairit të Librit në Prishtinë.
Për pjesëmarrjen e Ismail Kadare e konfirmoi botuesi i Shtëpisë Botuese “Onufri”, i cili a detajuar edhe për takimin e Kadaresë me Besian dhe Edon Zenelin që janë edhe organizatorë të Panairit të Librit në Prishtinë.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00 deri në 20:00.
Sivjet do të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, ku do të ketë dy mijë tituj./Katror.info