Big Brother Vip Albania hap dyert e shtëpisë Vip dhe më të famshme në Shqipëri, më 24 dhjetor, duke sjellur për publikun surprizat dhe emocionet e reality show-t më të ndjekur ndonjëherë në ekranet mbarë shqiptare.
Kësaj here prime show do të zhvillohet çdo të shtunë dhe të martë në ekranin e Top Channel. Një mori personazhesh do të jenë pjesë e këtij reality që do të prezantohen një e nga një në natën e parë.
Një shtëpi e re e organizuar nga e para, me ambiente tërësisht të reja, po merr formën e fundit për të qenë gati të ndizen dritat e saj të shtunën.
Kësaj here, në ndryshim nga edicioni i shkuar konkurrentët kanë lidhje me njëri tjetrin. Ata janë të gjithë njerëz me karriera të ndërtuara, dhe me profil të lartë publik. Kush do të jenë ata?! Të gjithë jemi sy e veshë për t’i zbuluar.