Më 24 e 25 tetor në Zym të Prizrenit mbahet manifestimi “Takimet e Gjeçovit”. Dita e parë i kushtohet 400-vjetorit të lindjes së Imzot Pjetër Bogdanit, një figurë qendrore e kulturës dhe historisë kombëtare shqiptare. nderkaq diten e dytë bëhet inagurimi i shtatorës të këtij kolosi, kanë njoftuar organizatorët.
Në këtë manifestim pritet të marrin pjesë shkrimtarë, krijues, arkeolog, historian, pedagoge e puntorë shoqero- politikë nga mbarë trojet etkine dhe diaspora shqiptare.
Në diten e pare mbahet tribuna letrare kushtuar 400-vjetorit të lindjes së Imzot Pjetër Bogdanit, një figurë qendrore e kulturës dhe historisë kombëtare shqiptare, si dhe promovohen dy vepra kushtuar këtij kolosi.
Në diten e dyte inaugurohet shtatorja e Imzot Pjetër Bogdanit, që është vendosur në amfiteatrin e Zymit. Më pastaj mbahet ora letrare tradicionale “Anton Pashku”. Po ashtu, gjatë kësaj dite jepen tri çmime “Pjeter Bogdani”, si dhe çmimi “ unaza e Katit”.
Në fund të manifestimit në program kulturoro- artistik paraqiten tri asamble kulturoro- artistike./Katror.info