katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    KOMF lanson platformën “MEGAFON” për fuqizimin e zërit të fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë
    8 hours ago
    Partitë vonojnë dorëzimin e listave për zgjedhjet lokale, afati përfundon më 13 gusht
    9 hours ago
    MSH: Kemi siguruar sasi të mjaftueshme kundër helmimeve nga kafshimi i gjarprit
    9 hours ago
    Limaj: Gjatë kësaj jave do të takohem me Kurtin për të arritur një marrëveshje
    9 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    FSK me aksion humanitar për dhurim vullnetar të gjakut
    6 hours ago
    “Prizren Fest 2025”, edicioni i 4-të nën qiellin e hapur të qytetit historik
    6 hours ago
    Nga SOS Fshati në skenën botërore në Vjenë
    7 hours ago
    Anibar 2025 hapet me ceremoni plot energji nën temën “WTF?!”
    7 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “20” – Projekt filmik studentor që ndjek udhëtimin e një kartëmonedhe në Prishtinë
    9 hours ago
    Ylli i “Adolescence” në prag të nominimit si një nga më të rinjtë në Emmy Awards
    9 hours ago
    Në ‘Prizren Fest’ shfaqet bashkëproduksioni eksperimental
    14 hours ago
    Dolores O’Riordan dhe Cranberries: Fuqia emocionale e “Zombie” që preku ndërgjegjen kolektive
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    3 days ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    1 week ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    4 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    3 days ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    3 days ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    5 days ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Liqeni i Seferanit, një ndër atraksionet natyrore më të vizituara në Belsh
    13 hours ago
    Njihuni me Santorinin, ishullin mbresëlënës grek…
    3 days ago
    Qytetet më të mira për të jetuar për vitin 2025!
    3 days ago
    Teatri La Scala prezanton kod të ri veshjeje – Ja çfarë lejohet sipas rregullave të reja
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Jean – Michel Jarre gjeniu dhe guru i muzikës elektronike
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Jean – Michel Jarre gjeniu dhe guru i muzikës elektronike

Last updated: 25/02/2024 10:02 AM
248 Shikime
Shpërndaje
Foto: AFP

Në muzikën moderne është e zakonshme dhe gati e patjetërsueshme të përdoret teknologjia në muzikë, aq më tepër e lehtëson dhe i ul kostot e produksionit edhe pse në shumë raste cilësia artistike mund të jetë e dyshimtë. Muzika elektronike, sintetizuese në fillimet e saj ka qenë kreative, imagjinative dhe inovatore, nuk është përzier në muzikën komerciale.

Edhe në këtë zhanër muzikor ka kompozitorë që shërbejnë si përkufizim i vetë jetës, si një dëshmi e personalitetit të tyre të mrekullueshëm dhe talentit të jashtëzakonshëm. Veprat dhe performancat e tyre dëshmojnë se si teknologjia dhe imagjinata mund të krijojnë muzikë kreative, e cila do t’i mbijetojë kohës dhe do t’i ndihmojë zhanreve tjera të modernizohen.

Jean Michel Jarre | Foto: AP

Jean – Michel Jarre është një kompozitor i tillë, me spektaklet e tij të jashtëzakonshme nën qiell të hapur, performanca me përmasa mitike çfarë njerëzimi nuk ka përjetuar kurrë më parë, secila e përcaktuar nga shfaqjet mahnitëse të dritave, fishekzjarrëve, lazerëve dhe performues të shumtë me koreografi extravagante, orkestra të mëdha dhe kore ndër më të mëdha që mund të vendosen në skenë, me audiencë që numëronin mbi një milion njerëz, Jarre vlen si një nga artistët më me ndikim të kohës sonë.

Mundesh me e lexu edhe…

“Prizren Fest 2025”, edicioni i 4-të nën qiellin e hapur të qytetit historik

Guru francez i muzikës elektronike dhe sintetizatorit Jean-Michel Jarre solli muzikën elektronike progresive në rrymën kryesore, duke lëshuar disa albume ndër më të shitur që ndihmuan në hapjen e rrugës për muzikën ambientale, new age, tehno dhe trance.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kompozitori dhe tastieristi francez është përgjegjës për disa nga albumet elektronike më të rëndësishme dhe inovative të realizuara ndonjëherë, duke përfshirë “Oxygene”, “Equinoxe”, “Les Chants Magnetiques”, “Zoolook”, “Rendez-Vous”, “Metamorphoses” etj. Këto albume tanimë klasike, eksploruan teknologjinë më të fundit të sintetizuesve dhe instrumenteve të tjera elektronike të viteve ’70 dhe ’80.

Pjesa më e madhe e punës së tij të hershme u përqendrua në suita të zgjeruara muzikore që kombinonin qasjet ambientale dhe melodike. Secili arriti një ekuilibër të rrallë midis eksperimentalit dhe asaj të aksesueshme që i solli atij një vlerësim të madh popullor duke rezultuar në më shumë se 80 milionë albume të shitura në mbarë botën.

Në fillim të karrierës së Jean-Michel Jarre, ishin dy artistë të rëndësishëm francezë që patën një ndikim të rëndësishëm në punën e tij. I pari ishte piktori dhe skulptori francez Pierre Soulages me teksturat e tij shumështresore. Një frymëzim i madh u bë edhe kompozitori avangard Pierre Schaeffer, themeluesi i muzikës konkrete, në Akademinë e quajtur “Groupe de Recherches Musicales” (Grupi për kërkime muzikore) ku hulumtoheshin muzikat jokonvenciale dhe eksperimentale, ndikimet e të cilit mund të dëgjohen në shumicën e albumeve të Jarre. Albumi “Oxygene”, më 1976 shitet në 18 milionë kopje dhe bëhet albumi më i shitur i Francës.

Gjëja më befasuese për suksesin e Oxygene ishte fakti se ishte një realizim instrumental, ku rolin kryesor e luanin sintetizuesit, të cilët famën e tyre më të madhe nuk e arritën deri në vitet tetëdhjetë. Jarre mori diçka nga çdo artist dhe zhanër, muzika e veçantë e Pierre Schaeffer e frymëzoi atë të përdorte me bollëk zhurmat e botës reale, nga zhurmat e punëtorive industriale e deri te vokalizimet e kafshëve. Jazz-i e pat bindur se muzika nuk ka nevojë për fjalë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Jarre është një perfeksionist, duke ndjekur shembullin e Mike Oldfield dhe “Tubular Bells”, ai e rinovoi disa herë albumin tij më të famshëm “Oxygene”, e redaktoi, e plotësoi me vazhdime dhe madje lëshoi ​​një version të ri-regjistruar në 2007.

Më 1981 Ambasada Britanike në Kinë i dha Radio Pekinit kopje të albumeve “Oxygene”, “Equinoxe” dhe “Les Chants Magnetiques”, të cilat u bënë inçizimet e para të muzikës së huaj që u luajtën në radion kineze. Republika e Kinës ftoi Jarre të bëhej muzikanti i parë perëndimor që do të performonte në Kinë. Nga 18 nëntori deri më 5 dhjetor 1981 u relizuan 5 koncerte, dy në Pekin dhe tre në Shangai. Koncerti i parë në Pekin, fillimisht u ndoq kryesisht nga zyrtarë, por para se të fillonte koncerti teknikët e kuptuan se nuk kishte fuqi elektrike të mjaftueshme për të furnizuar skenën dhe auditorin. Zyrtarët kinezë e zgjidhën problemin duke ndërprerë përkohësisht energjinë në distriktet përreth.

Jarre ashtu si Mike Oldfield ishte i frymëzuar nga novelat futuristike të Arthur C. Clarke, por edhe Clarke ishte i inspiruar me muzikën e tij. Ata ishin miq dhe në Novelën “2010 Odyssey Two” Clarke kishte shkruar një mirënjohje për Jean Michelle Jarre.

Turneun e vitit 2022 Jarre ia kushtoi Arthur C. Clarke. Ishte një ide që Jean Michel Jarre po eksploronte në turneun e tij botëror prej 150 datash. Mesazhi i Jarre me këtë turne ishte se veprat historike “Space Odyssey 2001” dhe “Odyssey 2010” titullohen pas viteve që tani janë histori e kaluar. Por, sot njerëzimi e ka reduktuar vizionin për të ardhmen se si të zvogëlohet sasia e mbeturinave që prodhohet se sa të ekspolorohen horizonte, shkencë dhe tekonologji që Arthur Clarke i përshkruante në novelat e tij.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitin 1985, NASA dhe qyteti i Hjustonit i kërkuan atij të bënte një koncert për të festuar 25 vjetorin e NASA-s dhe 150 vjetorin e Teksasit dhe qytetit të Hjustonit.

Në janar 1986 Jean-Michel Jarre i shkroi letër  Arthur C Clark dhe diskutoi me të se koncerti i tij i ardhshëm në Hjuston, Teksas, do të kishte Ronald “Ron” McNair, një nga astronautët Challenger, të luante saksofon ndërsa ishte në hapësirë për komponimin e Jarre “Rendez-Vous VI” gjatë performancës në Hjuston dhe sinjali të përcillej përmes satelitit.

Por, në ndërkohë pas fatkeqësisë së Challenger ku e gjejnë vdekjen të 7 astronautët përfshirë edhe Mcnair, Jarre dërgoi një letër tjetër për Clarke duke shpallur se koncerti i tij në Hjuston, i titulluar Rendez-vous Houston, do të bëhej tani një memorial për astronautët Challenger.

Rreth 2000 projektorë shkëlqenin imazhe mbi ndërtesa dhe ekrane gjigante deri në 370 metra të larta, duke i shndërruar rrokaqiejt e qytetit Hjuston në sfonde spektakolare për një shfaqje të hollësishme të fishekzjarreve dhe lazerëve për audiencën e saj prej mbi 1.5 milion, duke mposhtur rekordin e tij të mëparshëm, të vendosur në vitin 1979 me performancën në Paris për përvjetorin e Bastiljes.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më 14 korrik 1990, Jarre theu rekordin e tij në “Librin e Rekordeve Guinness” përsëri me një koncert në La Defence, Paris, ku 2.5 milionë njerëz panë Jarre duke ndezur zonën e biznesit parizian. Albumi “En Attendant Cousteau” (Duke pritur Kuston) gjithashtu u publikua në po atë vit, dhe iu kushtua eksploruesit të famshëm të oqeaneve, Jacques Cousteau.

Më 6 shtator 1997, Jarre performoi në Moskë për të festuar 850 vjetorin e qytetit. Universiteti Shtetëror i Moskës u përdor si sfond për një shfaqje spektakulare të projeksioneve të imazheve, gjurmuesve të qiellit dhe fishekzjarrëve, me një audiencë prej 3.5 milionë. Ky ishte rekordi i katërt i tij në librin e Guinness për audiencën më të madhe të koncerteve falas ndonjëherë. Koncerti ishte gjithashtu në të njëjtën ditë kur u bë funerali i Dianës, Princeshës së Uellsit. Jarre foli për miqësinë e tij me të dhe kërkoi një moment heshtjeje dhe më pas i kushtoi një këngë në kujtim të saj të quajtur “Souvenirs” (Kujtimet).

Më 31 dhjetor 1999, Jarre mbajti një shfaqje spektakulare në shkretëtirën e Gizës në Egjipt. Shfaqja, e quajtur “12 ëndrrat e diellit”, festoi mijëvjeçarin e ri dhe 5000 vjet të qytetërimit në Egjipt. Performanca e cila karakterizohet si manifestim më i madh në botë nga koha e faraonëve me koreografi dhe kostumografi konceptule e që e shndërdron tërë rajonin e Gizës në skenë koncerti. Jean Michel Jarre me Trupën e Muzikës Folklorike Aswan, Orkestrën Simfonike të Operës së Kajros, Korin e Shtëpisë së Operës së Kajros Trupën e Muzikës Folklorike El Nil, Ansamblin Kombëtar të Egjiptit, me solistet si Lauri Anderson , Natasha Atlas, Amal Maher e shumë të  tjerë realizuan një nga festimet më të jashtëzakonshme audio-vizuale dhe skenike me një interpretim unik të këngëve, muzikës dhe koreografisë orientale, perëndimore dhe tradicionale egjiptiane.

Koncerti i cili filloi në prag të Vitit të Ri dhe shkoi  deri në agimin e mijëvjeçarit të ri përfshinte afër 1000 performues dhe muzikantë. Koncerti përdori sfondin e piramidave të mëdha për të projektuar imazhe, por mjegulla gjatë koncertit në mbrëmje bëri që projeksionet në fasadat e piramidave të mos shiheshin mirë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Jarre luajti për rreth dy orë gjatë kalimit në  mijëvjeçarin e ri me një numërim mbrapsht në mesnatë me shfaqje të lazerëve  dhe fishekzjarreve dhe më pas u kthye në skenë në mëngjes herët për të performuar një slot të dytë për lindjen e parë të diellit të mijëvjeçarit të ri. Jean – Michele Jarre është njëri ndër personalitetet më të vlerësuar në kohën moderne me çmime dhe mirënjohje si nga fusha e muzikës, shoqërore edhe akademike.

Tingujt e dalë nga instrumenetet elektronike janë shfrytëzuar në gjitha zhanret muzikore nga vitet e 60 e këndej, i ka ndihmuar valës së re në vitet e 80-a, Hip Hoput, Pop muzikës e edhe rok bendeve, rokut progresiv dhe muzikës filmike.

Mesi i viteve 1970 shënoi ngritjen e muzikantëve të muzikës së artit elektronik si Jean – Michel Jarre, Vangelis, Alan Parson, japonezi Kitaro, Klaus Schulze, grupi gjerman Kraftwerktë, grupi Tangerin Dream etj, të cilët patën ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e muzikës së epokës së re.

Apeli i teknologjisë së lartë të këtyre veprave krijoi për disa vite tendencën e renditjes së pajisjeve elektronike muzikore të përdorura në mostrat e albumeve, si një veçori dalluese. Muzika elektronike filloi të hynte rregullisht në programet radiofonike dhe top-sellerët, dolën zhanre dhe nën zhanre të reja Ambient Rock, New Age Music, Techno, Trans, zhanre që gjeneronin shumë emocione dhe kreativitet, por akoma më shumë imagjinatë./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Dolores O’Riordan dhe Cranberries: Fuqia emocionale e “Zombie” që preku ndërgjegjen kolektive
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Elvis Presley, mbret i rock and rollit dhe trashëgimia e tij përtej kohës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    The Who, rokerët që revolucionarizuan rok muzikën duke krijuar rok operën Tommy
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    James Brown, nga vallëzimi në rrugët e qytetit deri te fama botërore
TAGGED:gjeniGuruJean MIchell JarreMuzike ElektronikepeopletopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Për vetëm pak sekonda njerëzit krijojnë tetë përshtypje për ju
Artikulli i ardhshëm Reddit bëhet kompani publike, zbulon numrin e përdoruesve dhe të ardhurat

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

“20” – Projekt filmik studentor që ndjek udhëtimin e një kartëmonedhe në Prishtinë

10 Shikime
People

Ylli i “Adolescence” në prag të nominimit si një nga më të rinjtë në Emmy Awards

11 Shikime
People

Në ‘Prizren Fest’ shfaqet bashkëproduksioni eksperimental

25 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?