Jennifer Lopez është producente e “Bob Ndërtuesit (Bob the Builder)”, ndërsa ylli i filmit “In the Heights” Anthony Ramos do ta bëj zërin e personazhit kryesor, Bob-it.
Ky film i bazuar në serinë e gjatë për fëmijë, “Bob Ndërtuesi ” ndjek Roberton (të njihur si Bob) i cili udhëton në Porto Riko për një punë të madhe ndërtimi. Udhëtimi i Bobit do të festojë teksturat e gjalla dhe shumëngjyrëshe të kombeve latine të Karaibeve dhe popullit të tyre.
Ramos thotë se “Bob Ndërtuesi” mbart një “mesazh të rëndësishëm” në ekranin e madh, duke shtuar se elementët e filmit janë frymëzuar nga jeta e tij.
“Për vite me radhë, personazhet e Bob the Builder kanë frymëzuar të rinjtë në mbarë botën. Një film për miqtë që punojnë së bashku, një festë për një shtëpi të bukur që ata ndajnë dhe se si dashuria mund të ndihmojë për të kapërcyer çdo pengesë në rrugën tuaj”, tha Ramos, shkruan Variety Magazine.
“Bob the Builder” i bashkohet një sërë filmash nga kompania “Mattel” të cilët janë në zhvillim duke përfshirë filmin “American Girl”. Dalja e parë teatrale e kompanisë ishte me filmin “Barbie” nga Greta Gerwig, që u shpërnda nga Warner Bros dhe fitoi një shifër marramendëse prej 1.4 miliardë dollarësh globalisht. “Barbie” së fundmi mori tetë nominime për Oscar, duke përfshirë kategorinë për filmin më të mirë./Katror.info