Në ditën e dytë të KayakFestKosovo 2024, liqeni i Batllaves u shndërrua në një oazë gjallërie dhe emocionesh.
Përfituesit më të mëpdhenj të këtij festivali janë qytetarët, gjë për të cilën na foli edhe bashkêthemeluesi i Federatës së Kajakut dhe organizatori i ketij festivali, Shkrep Balidemaj.
Ai tha se KayakFest do të vazhdojë vitet e ardhshme edhe nëpër pika tjera atraktive të Kosovës.
Në valët e buta të Liqenit fëmijët përjetuan gëzimin e aktiviteteve në natyrë, eksploruan ujëat e Batllavës me entuziazëm me Kajak e deri te lojërat tjera që sollën buzëqeshje dhe energji të pashtershme.
Për këtë u kujdes “Lazdrohu në Fermë”, ku njëri nga organizatorët tha se qëllimi i këtij aktiviteti është përfshirja e fëmijëve sa më shumë në natyrë dhe largimi nga rrjetet sociale.
Ky festival, përveç një ngjarje sportive dhe argëtuese, u bë një platformë për të ngritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar përfshirjen dhe barazinë, ku pjesëmarrja për secilin qytetar ishte duke filluar nga një euro që shkojnë për personat me Sindromin Down.
Të pranishëm në këtë festival ishin edhe përfaqesues institucionalë të cilët shprehen mbështetjen e tyre për ta vazhduar pëpara këtë nismë.
Nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu tha se festivalet si Kajak Fest janë të rralla dhe veçanërisht te rëndësishme për turizmin.
Ndërsa drejtoresha e Kultures, Rinisë dhe Sportit ne Podujevë tha se ky vit ka qenë ndryshe për Podujeven e dallimin e veçantë thotë se e ka bërë Kajaku.
Atmosfera ishte mbushur me pozitivitet, solidaritet dhe respekt per diversitetin, por për ta bërë këtë ditë të dytë të KayakFestKosovo një përvojë të paharrueshme, u kujdes Nita Latifi.
Prane liqenit të qetë refletues të peizazhit mahnitës kjo ditë solli së bashku avanturierë për të ndarë pasionin për natyrën dhe sportin me një garë sfiduese dhe atraktive të lirë.