Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se BE ka nisur që t’i heq gradualisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
Në konferencën për media të mbajtur gjatë qëndrimit në Kosovë, ajo ka thënë se Kosova i takon familjes evropiane, duke shtuar nuk ka rrugë të shkurtër për anëtarësim në bllok.
“Kosova i përket familjes evropiane. Por s’ka rrugë të shkurtër për anëtarësim. Progresi mund të arrihet vetëm përmes reformave të qëndrueshme”, është shprehur ajo, përcjell Kallxo.com.
Kallas ka bërë thirrje për formim sa më të shpejt të institucioneve, në mënyrë që vendi të përfitojë sa më shpejt fondet nga Plani i Rritjes. /Katror.info
Përgatiti:
