Ka përfunduar numërimi i votave për kandidatë për asamble në Komunën e Prishtinës.
Sipas votave të paraqitura në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tre kandidatët më të votuar, përveç kandidatit për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, janë Bujar Gashi me 1.304 vota, Bekim Gashi me 1.187 vota dhe Milazim Vitija 1.166 vota. Rama si bartës i listës ka marrë 27.740 vota.
Në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për asamble komunale, tre kandidatët më të votuar përveç Mrika Limani-Myrtaj me 21.302 vota, e cila ishte edhe bartëse e listës, janë Gëzim Sveçla me 1.534 vota dhe Jeta Bujari me 1.175 vota dhe Berita Abazi-Muhadri me 782 vota.
Te Partia Demokratike e Kosovës, përveç Uran Ismailit i cili ishte bartës i listës, kandidatët me më së shumti vota janë Agron Canolli me 1.112 vota, Leutrim Retkoceri me 882 vota dhe Ilirik Musliu me 857 vota. Ismaili ka 22.198 vota.
Te Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përveç Bekë Berishës i cili ka 9.886 vota e që ishte bartës i listës, kandidatët për asamble më të votuarit janë Kreshnik Smajlaj me 773 vota, Endrit Gashi me 681 vota dhe Yll Bogaj me 628 vota.
Te Lidhja e Prishtinës, Fehmi Kupina ka marrë 7.356 vota si bartës i listës. Te Partia Socialdemokrate Besa Shahini ka marrë 2.614 vota. Te Nisma Socialdemokrate Endrit Zabërgja ka marrë 2.281 vota. Te partia Guxo, Jeta Statovci ka marrë 2.022 vota.
Bartësit e listave pasqyrojnë votat e partive.
Sipas rezultateve të KQZ-së, në të gjitha komunat ka përfunduar numërimi i votave për kryetarë komunash dhe për kandidatët për asamble./Koha.net/Katror.info