Specializantja e kardiologjisë nga Kosova Saranda Nimani, ka marrë pjesë në nga konferencat më të mëdha të ritmologjisë në botë.
Ajo i ka prezantuar hulumtimet e saja shkencore në “European Heart Rhythm Association (EHRA)”, (Shoqata Evropiane e Ritmit të Zemrës).
Nimani njoftoi se e ka fituar vendin e parë në sesionin kompetitiv “Young Investigator Award – Basic and Translational Science”.
Kardiologia Nimani, me prejardhje nga Mitrovica, studimet bachellor dhe master i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Prishtinës. Për momentin po i ndjek studimet e doktoratës në Universitetin e Bernit.
Ajo gjithashtu është e pranishme në shumë konferenca shkencore lidhur me fushën e kardiologjisë./Katror.info