Afaristi nga Zvicra, Kastriot Iseini, ka dy vjet që ndan bursa mbështetjeje për edukim, inspirim dhe punë për të ardhmen e nxënësve dhe studentëve të talentuar, përcjell albinfo.ch.
Kastriot Iseini edhe këtë vit vazhdoi me krenari traditën e mbështetjes së rinisë në rrugën e tyre drejt suksesit, duke ndarë 25 bursa për nxënësit dhe studentët e suksesshëm.
“Ndër dy vitet e fundit Restoranti Dardania ka ushqyer një nga inicativat më të rëndësishme në biznesit tonë: mbështetjen e nxënësve dhe studentëve të talentuar.
Në vitet e kaluara, Restoranti Dardania me transparencë të plotë, ka dhënë një kontribut të ndjeshëm në arsimin lokal duke shpërndarë bursa dhe çmime për nxënësit dhe studentët edhe atë:
• Në vitin 2022, Dardania shpërndau 12 bursa dhe 4 çmime nga 500€ për nxënësit e gjeneratës në SHMK “Drita”.
• Në vitin 2023 Dardania shpërndau 14 bursa dhe 4 çmime nga 500€ për nxënësit e gjeneratës në SHMK “Drita””, thuhet në njoftim. /Katror.info