Që nga e hëna, në Prishtinë po zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Filmit “PriFest”, përmes programeve PriGlobal dhe PriDox.
Këto katër ditë kanë qenë një mundësi e artë për publikun kosovar të shohë filma dhe dokumentarë të përzgjedhur, që u dhanë premierë në Kosovë.
Sot në ditën e fundit të filmit PriGlobal/PriDox, vazhdon agjenda e shfaqjes së filmave dhe dokumentarëve premierë.
Në Kino ARMATA nga ora 18:00 do të shfaqet dokumentari “THE MOON WILL CONTAIN US”, nga Costa Rica, USA. Pastaj nga ora 18:30 jepet dokumentari “The Third Man” nga Izraeli.
Nga ora 20:00 vjen filmi 15-minutësh “Bubbles” nga Italia në bashkëpunim me Shqipërinë. Në 20:15 vjen premiera e “Ennio” prodhim i Italisë, Belgjikës dhe Japonisë. Të gjithë dokumentarët shfaqën në Kino ARMATA.
Ndryshe, Festivali PriFest do të mbahet nga data 10 deri më 16 shtator./Katror.info