Ekipi i Trepçës është duke u përgatitur për ndeshjen ndaj ekipit nga Holanda, Den Bosch, në kuadër të kualifikimeve për “Champions League”.
Kjo ndeshje do të zhvillohet me 22 shtator në Samokov të Bullgarisë.
“Minatorët” nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kanë njoftuar se ekipi po stërvitet me intensitet të lartë, dy herë në ditë që nga mesi i muajit gusht.
Për këto sfida, Trepça ka bërë ndryshime në ekip, derisa përforcimi i fundit është Chad Brown, lojtar i pozitës qendër me gjatësi 206 centimetra./AP/Katror.info