Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) ka investuar mbi 150 mijë euro për modernizimin e rrjetit elektrik në fshatin Saraishtë të Ferizajt. Ky projekt ka sjellë një rinovim të plotë të infrastrukturës në këtë fshat piktoresk, duke përfshirë instalimin e 80 shtyllave të reja të betonit dhe një transformator të fuqishëm.
Rrjeti i ri elektrik, i shtrirë në katër kilometra, përfshin gjithashtu 58 ormanë dhe stabilimente të tjera të nevojshme.
Me këtë investim, Saraishti ka marrë një pamje moderne dhe të përmirësuar, duke ofruar shërbime të kualitetit të lartë për afër 400 banorë të fshatit. “Saraishtasit janë shprehur mjaft të lumtur për këtë investim, që ka kompletuar infrastrukturën dhe do t’iu ofrojë atyre shërbime të kualitetit të lartë sa i përket distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike,” thuhet në njoftimin e KEDS.
Projekti Saraishtë është vetëm njëri nga 21 projektet që KEDS po i implementon qytetin e Ferizajt. Në mbarë Kosovën, përgjatë këtij viti, sipas planit investiv të KEDS , pritet të realizohen 250 projekte./Katror.info