Adele njoftoi fansat e saj se ka gjetur një mënyrë për t’i bërë edhe më argëtuese performancat e saj në shfaqjet e saj në Las Vegas. Këngëtarja, 34 vjeçe, thuhet se u tha fansave: ‘Shkoni dhe porosisni disa pije… sa më të dehur të jeni, aq më e mirë do dukem unë’, gjatë performancës së saj në Las Vegas, sipas The Mirror.
Krijuesja e hitit “I Drink Wine”, e cila më parë ka bërë të ditur se vetë nuk pi kurrë derisa është duke punuar, është në ditë e pestë të koncerteve të saja të shumëprituar.
Ikona britanike e këngës më në fund filloi shfaqjet e saj të shumëpritur “Weekends with Adele” në The Colosseum në Caesars Palace të premten dhe dukej e pabesueshme duke dalë në skenë me një fustan të zi të klasit për të performuar disa nga hitet e saj më të mëdha.
Vetëm disa orë përpara se të ishte planifikuar premiera në janar, ajo njoftoi se do ta shtynte shfaqjen për një kohë të pacaktuar sepse nuk ishte gati.
Ajo e përshkroi anulimin e shfaqjes si ‘ndjenja më e keqe që kam pasur ndonjëherë, por vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë’.
Adele ndjeu se shfaqjes së planifikuar i mungonte ndjenja e intimitetit që ajo dëshironte me fansat e saj, por pas shfaqjes së saj fantastike të hapjes të premten, padyshim ia vlente pritja.
Shfaqja u hap me dy balada masive, “Hello” dhe “Easy on Me”, pas të cilave fansat u ngritën në këmbë për të duartrokitur performancën e fuqishëm të hapjes.
“Duhet t’ju bëj një ovacion të vazhdueshëm”, i tha Adele audiencës ndërsa lotët i rrokulliseshin në fytyrë.