Transfermarkt ka përpiluar një listë me dhjetë transferet më të shtrenjta ndër dekada të sulmuesve që kanë qenë 31-vjeçarë apo më të vjetër në momentin e transferimit.
Frymëzimi ka ardhur pas transferimit të Niclas Fullkrugut që u transferuar nga Borussia Dortmundi te West Ham Unitedi për 27 milionë euro.
I treti është Gabriel Batistuta që për 36.2 milionë euro qe shitur nga Fiorentina te Roma në vitin 2000.
Robert Lewandowski kishte kaluar te Barcelona për 45 milionë euro në vitin 2022.
Ndërkaq, i pari prin Cristiano Ronaldo i cili më 2019 si 34-vjeçar ishte transferuar te Juventusi për 117 milionë euro. /Katror.info