Kevin de Bruyne mund të thyejë një rekord të jashtëzakonshëm të Lionel Messi-t kur Manchester City të përballet me Manchester United të dielën.
Derbi i 192-të i Mançesterit mund të ketë implikime serioze për të dyja palët.
City duhet të fitojë për të mos i dhënë Liverpool-it dhe Arsenal-it epërsinë në garën për titull në Premier League, ndërsa United po kërkon të mbajë gjallë shpresat e tyre për t’u kualifikuar në Evropë sezonin e ardhshëm.
Përplasja mund të jetë e rëndësishme edhe për një arsye tjetër, falë formës së shkëlqyer të mesfushorit të City-t, De Bruyne. Ylli belg ka qenë në formë të mirë që kur u kthye nga një pushim pesë-mujor nga dëmtimi në fillim të vitit 2024.
Që atëherë, ai ka dhënë 12 asistime në vetëm 11 ndeshje në të gjitha garat, me katër nga ato që erdhën në ndeshjen 6-2 të City-t ndaj Luton Town në FA Cup të martën mbrëma.
Ai katërfish i De Bruyne, të gjitha të realizuara gol nga Erling Haaland, e çoi numrin e asistimeve të tij në të gjitha garat gjatë 10 viteve të fundit në 202.
I vetmi lojtar që ka asistuar më shumë në këtë periudhë kohore në pesë ligat e mëdha është Lionel Messi. Që nga sezoni 2013-14, tetë here fituesi i Topit të Artë ka dhënë 203 asistime, shumica e tyre kur ai luajti për Barcelona-n.
Tani që Messi luan në Major League Soccer me Inter Miami, De Bruyne ka mundësinë të bëhet asistuesi më i mirë në pesë ligat më të mira të Evropës gjatë dekadës së fundit.
Një asistim kundër rivalëve të vjetër të City-t, United në stadiumin “Etihad” të dielën do ta shihte 32-vjeçarin të barabartë me rekordin e Messi-t, ndërsa dy do ta vendosnin atë në krye të grupit.
Nëse do të arrinte të barazonte ose të thyente rekordin e Messi-t, De Bruyne do ta bënte këtë në 16 ndeshje më pak, me ikonën argjentinase që arrin shifrën e tij në 458 ndeshje.
De Bruyne aktualisht është i treti në listën e të gjitha kohërave në Premier League me 106 asistime, pas vetëm Cesc Fabregas (111) dhe Ryan Giggs (162)./Katror.info