Ushtarët italianë të dërguar në Komandën Rajonale Perëndimore të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kohët e fundit zhvilluan një ushtrim të drejtpërdrejtë me helikopter, duke përfshirë stërvitje për ngarkim, transport dhe zbarkim.
Në një postim në ‘Facebook’ KFOR-i italian njofton se këto stërvitje, të zhvilluara në kushte reale, ndihmuan në forcimin e gatishmërisë taktike, të cilat janë të domosdoshme kur veprohet në mjedise komplekse sigurie.
“Këto stërvitje, të zhvilluara në kushte reale, ndihmuan në forcimin e gatishmërisë taktike dhe rritjen e ndërveprueshmërisë dhe kohezionit, të cilat janë të domosdoshme kur veprohet në mjedise komplekse sigurie”, thuhet në njoftimin e KFOR-it italian.
Më tej KFOR-i italian bën të ditur se ky ushtrim u zhvillua me mbështetjen e një helikopteri zviceran AS-332. /RTK/Katror.info