Ushtarë nga Ekipi i Monitorimit dhe Ndërlidhjes i SHBA-së, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, morën pjesë në një aktivitet të veçantë me drejtues dhe vullnetarë të Sektorit të Rinisë në Ferizaj, për të shënuar “Javën e KFOR-it”.
Ky aktivitet shërbeu si një simbol i partneritetit të fortë dhe të vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe qytetarëve të Kosovës, duke theksuar përkushtimin e pandërprerë të misionit për të mbështetur të gjitha komunitetet dhe individët në mbarë vendin.
KFOR, në përputhje me mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999, vazhdon të kontribuojë në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes – në mënyrë të paanshme dhe të përhershme.
KFOR gjithashtu bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në funksion të rolit të tyre si përgjegjës për sigurinë.
Aktivitetet e kësaj jave shënojnë jo vetëm prezencën, por edhe bashkëpunimin aktiv të KFOR-it me komunitetet lokale, me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend./Katror.info