Kim Kardashian së fundmi ka shfaqur premierë fushatën e saj “Skims for Men”, në të cilën paraqiteshin Neymar, Nick Bossa dhe Shai Gilgeous-Alexander për linjën e re të të brendshmeve.
Sapo u hap dyqani online, “Skims for Men”, thuhet se faqja mori mbi 25 mijë kërkesa për të blerë modelet e reja.
Ajo që është më mbresëlënëse në këtë arritje komerciale është shpejtësia me të cilën njerëzit donin të blinin artikujt; u deshën vetëm 5 minuta që të bëheshin porositë prej 25 mijë.
Shai Gilgeous-Alexander for SKIMS Mens. pic.twitter.com/TZV0QstbK2
— SKIMS (@skims) October 26, 2023
Me çdo porosi të paktën 50 dollarë, kompania “Skims” bëri miliona dollarë në vetëm pak minuta, që është një arritje rekord.
Duket se Kim-it do t’i duhet të vazhdojë të festojë, siç bëri javën e kaluar kur organizoi një ndejë në një restorant luksoz në Los Angeles.
Kim Kardashian’s SKIMS Mens campaign generated over 25,000 orders in the first five minutes.
It was the biggest day of sales for the SKIMS brand since its launch. pic.twitter.com/z9VMFTZ50E— Pop Crave (@PopCrave) October 27, 2023
Siç mund ta prisnin shumë, lista e të ftuarve për ditëlindjen e Kim ishte shumë e gjatë dhe përfshinte Lauren Sanchez, Hailey Bieber, Ivanka Trump, Laura Arrillaga-Andreessen, Sarah Foster dhe Kimora Lee së bashku me miqtë e fëmijërisë së Kim, Allison Statter, Steph Shepherd, Tracy Romulus, Natalie Halcro, Olivia etj. /Katror.info