Me mbi 160,000 dollarë në vit, “Institut auf dem Rosenberg”, në St. Gallen, Zvicër, mund të jetë një nga shkollat më të shtrenjta në botë.
Por në vend që të fokusohen në buxhetin bazë dhe menaxhimin e kredisë, kurset e financave në institucionin elitar zviceran mësojnë krijimin e pasurisë, filantropinë, biznesin familjar dhe menaxhimin e trashëgimisë.
“Fakti që ne mund të trajnojmë liderë të ardhshëm na jep privilegjin për të parë konceptin e kurseve,” tha Bernhard Gademann, president i shkollës. “Të gjithë duhet të dinë për normat e interesit, inflacionin, portofolet e kapitalit, askush nuk e mëson këtë,” thotë ai.
Në një nga kurset më të njohura, që mbulon krijimin e pasurisë dhe financat, studentët menaxhojnë portofolet hipotetike prej 1 milion dollarësh. Më pas, ata marrin disa vendime për menaxhimin e tyre dhe i prezantojnë rezultatet e tyre në bordin virtual të një zyre familjare (d.m.th. kompani private të krijuara nga familje të pasura për të menaxhuar investimet e tyre)./Katror.info