Euro vazhdon sërish të bie në raport me frangun zviceran. Arsyeja për këtë është ekonomia e dobët në eurozonë dhe inflacioni i lartë i vazhdueshëm. Ky trend ka të ngjarë të vazhdojë, duke e bërë frangun si valuta aktualisht më e suksesshmja në botë.
Frangu po rritet nga një rekord në tjetrin kundrejt euros. Në orët e para sot monedha e përbashkët euro është 1.03 € në raport me 1 frang, shkruan albinfo.ch.
Shkaku i dobësimit të euros këtë javë është mbi të gjitha inflacioni i lartë dhe recesioni i afërt në zonën e përbashkët ekonomike.
Në 24 orët e fundit frangu zvicerane ende po qëndron në nivelin më të fortë kundrejt dollarit, (1 frang – 1.11 dollarë), shkruan tutje albinfo.ch.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit valutor, frangu këmbehen më lart në raport me euron dhe dollarin.
Nga ana tjetër, euro është pak më mirë se dollari në vleren e saj, ku 1 euro rezulton me 1.07 dollarë. /Katror.info




Përgatiti:
