Komuna e Klinës, në kuadër të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës në Shkollën e Mesme të Lartë “Luigj Gurakuqi”, ka angazhuar një investim prej afro 130,000 euro.
Ky projekt përfshin rinovimin e shkollës, përfshirë fasadën e mureve, ndërrimin e dyerve, përmirësimin e kabineteve të informatikës, kimi dhe biologji, shtrimin e dyshemesë dhe përmirësimin e sistemit të ngrohjes.
Kryetari i Komunës, Zenun Elezaj, theksoi se këto investime synojnë përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësimdhënësit, duke bërë ambientin shkollor më të përshtatshëm dhe funksional./Katror.info