Stadiumi modern i klubit kosovar që garon në Ligën e III-të futbollit kosovar, gjendet në fshatin Tërrn të komunës së Ferizajt.
Ekipi i “Tefik Çangës” ka një traditë 40 vjeçare dhe po mahnit me stadiumin dhe infrastrukturën e tij.
Tanimë ka një organizim të pashembullt nga bizneset e fshatit dhe futbolldashës tjerë që klubi të jetë aty ku e meriton.
Iniciatori nga po ky fshat, i riu Valon Musliu ka marrë primatin disa javë më parë që t’i ndihmojë klubit”Tefik Çanga” me donacione dhe infrastrukturë sportive. Ne vetëm në tri ndeshjet e fundit klubi i tyre ka marrë 9 pikë.