katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    GLPS: Qytetarët nuk kanë asnjë obligim financiar ndaj gjobave për “Prishtina Parking”
    15 hours ago
    Shfaqja e radhës e “Netëve të Filmit Shqiptar” në Kino Armata më 3 nëntor
    19 hours ago
    Pse bëkan koalicionet nëpër komuna, e jo edhe për qeveri?
    20 hours ago
    Për tejkalim të krizës, Osmani propozon zgjatje buxhetore
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Studim britanik: Era ka kursyer miliarda në faturat e energjisë
    15 hours ago
    Shqipdona Lahu shpërblehet me Çmimin “Dimitris N. Chorafas 2025”
    19 hours ago
    Instrumente të reja muzikore për 29 institucione kulturore dhe arsimore në Kosovë
    2 days ago
    Kirurgët turq sjellin përvojë të avancuar në Klinikën Torakale në Prishtinë
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Koncert i jashtëzakonshëm në mbyllje të Festivalit ReMusica XXIV
    15 hours ago
    Rita Ora dhe Yll Limani ndezin rrjetin me një ide bashkëpunimi
    19 hours ago
    Familja e Michael Jacksonit dëshiron që premiera e filmit të tij të shfaqet aty ku ai planifikoi koncert
    2 days ago
    Asnjë këngë rap në Top 40 për herë të parë pas 35 vitesh
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    6 days ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    6 days ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    2 weeks ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çokollata e zezë vs çokollata e bardhë, cila është më e mirë për ju?!
    20 hours ago
    Erëzat si antioksidantë natyralë
    5 days ago
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    2 weeks ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Chefchaouen, qyteti që është lyer i gjithi me blu
    2 days ago
    110 mijë vizitorë në Apoloni
    3 days ago
    Coober Pedy – qyteti australian ku jeta zhvillohet nën tokë
    3 days ago
    TTW: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të Trashëgimisë Botërore
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Koleksion arti që kujton “Urinë e Madhe” në Ukrainën nën Stalinin
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Koleksion arti që kujton “Urinë e Madhe” në Ukrainën nën Stalinin

Last updated: 29/12/2024 10:58 AM
64 Shikime
Shpërndaje
FOTO: REUTERS

Biznesmeni i ndjerë amerikan, Morgan Williams, ishte tejet i përfshirë në nxitjen e biznesit ukrainas ndërsa drejtonte Këshillin e Biznesit SHBA-Ukrainë. Gjatë kohës që jetoi në Ukrainë, z.Williams mblodhi vepra arti që lidhen me një nga periudhat më të errëta që kaloi populli ukrainas, “Urinë e Madhe”.

Si njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Hanna Tverdokhlib, në fillim të viteve 1930 diktatori sovjetik Josif Stalin shkaktoi një zi buke nga e cila vdiqën miliona njerëz.

Daren Williams dhe Denise Ondrof janë dy nga katër fëmijët e biznesmenit amerikan Morgan Williams. Zoti Willimas ndërroi jetë në muajin qershor pas shumë vitesh në krye të Këshillit të Biznesit SHBA-Ukrainë. Vetëm pas vdekjes së babait të tyre, fëmijët mësuan rëndësinë që kishte patur ai tek shumë ukrainas.

Mundesh me e lexu edhe…

“Pasi rënies së perdes së hekurt, në fund të viteve 1980, babai im filloi të punonte për zhvillimin ndërkombëtar të bujqësisë në ish-republikat sovjetike. Kur e vizitoi Ukrainën ai ra në dashuri me atë vend”, tregon Daren Williams, djali i z.Morgan Williams.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për vite me radhë, zoti Willimas nxiti biznesin mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës. Ai mësoi për atë që njihet si Holodomor, një zi buke e shkaktuar qëllimisht nga diktatori sovjetik, Josif Stalin në vitin 1932, që shkaktoi vdekjen e miliona sovjetikëve nga uria. Ai filloi të mblidhte vepra arti që lidheshin me urinë, duke krijuar një koleksion prej më shumë se 500 artikujsh.

“Ai u dashurua me njerëzit dhe mësoi për Holodomorin ndaj donte ta tregonte atë ngjarje. Ai filloi të mblidhte vepra arti në mesin e viteve 1990. Ai takohej me artistët dhe i inkurajonte ata që të shkruanin dhe që Holodomori të ishte pjesë e artit të tyre për t’i treguar botës këtë ngjarje”, tregon Daren Williams, djali i zotit Morgan.

Koleksioni përbëhet nga rreth 300 piktura, qindra gravura, pamflete, pulla poste dhe dokumente të tjera. Pasardhësit e tij thonë se zoti Williams e kuptonte se njerëzi mund të hezitojnë të blejnë vepra arti që kujtojnë vuajtjet nga uria, shkruan Zëri i Amerikës.

Fëmijët e zotit Willimas, në bashkëpunim me Këshillin e Biznesit SHBA-Ukrainë ia dhuruan koleksionin muzeut kombëtar të Ukrainës për gjenocidin Holodomor në Kiev. Drejtoresha e muzeut planifikon që ta ekspozojë koleksionin për publikun pas përfundimit të luftës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Muzeu i ka hequr të gjitha sendet nga vitrinat dhe ka fshehur ato që kanë vlera më të larta. Nuk ka kuptim ekspozimi i sendeve të paçmuara ndërsa Rusia bombardon Ukrainën çdo ditë. Çdo vend mund të goditet në çdo moment”, thotë Lesia Hasydzhak, me Muzeun Kombëtar të Gjenocidit Holodomor.

Ajo thotë se ruajtja e këtij arti historik është bërë edhe më e rëndësishme pasi trupat ruse në disa zona të pushtuara i kanë shkatërruar monumentet që kujtojnë Holodomor-in.

“Ata kanë shkatërruar monumente të tilla në Mariupol, Luhansk, Melitopol dhe Berdyansk…”

Vajza e tij, Denise Ondrof, thotë se një pikturë i është ngulitur në mendje përgjithmonë.

“Një pikturë zë vend të veçantë për të gjithë familjen tonë, sepse artisti ia dedikoi babait. Piktura pasqyron pemën e jetës, por në të vërtetë është pema e vdekjes, me njerëz në trungun e pemës që zgjasin duart, si gjethet e pemës që në fakt ka formën e Ukrainës. Për ne kjo tregon pasionin e babait tonë për Ukrainën dhe veçanërisht absurditetin për të kaluarën e vendit, por edhe emocionet që provokon tek të gjithë të prekurit, çka e bën atë kaq të fuqishme”.

Në kryeqytetin amerikan u zhvillua një ceremoni përkujtimore për Morgan Williams, për të nderuar punën e tij në mbështetje të Ukrainës dhe ruajtjen e historisë së atij vendi. /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:arti historikBerdyanskKoleksion ArtiMariupolMelitopolMorgan WilliamsSHBAUkraina

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Ushqyerja me gji mund të jetë e vështirë dhe sfiduese: Disa gra po përpiqen të bëjnë ndryshimin
Artikulli i ardhshëm Fotografia “Station Squabble” merr çmimin prestigjioz për fotografinë më të mirë të jetës së egër

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

GLPS: Qytetarët nuk kanë asnjë obligim financiar ndaj gjobave për “Prishtina Parking”

18 Shikime
Lajme

Shfaqja e radhës e “Netëve të Filmit Shqiptar” në Kino Armata më 3 nëntor

19 Shikime
Lajme

Pse bëkan koalicionet nëpër komuna, e jo edhe për qeveri?

14 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?