Spotify ka njoftuar për një marrëveshje të re shumëvjeçare me komedianin Joe Rogan, në një përpjekje për të shfrytëzuar popullaritetin e shfaqjes së tij për të rritur të ardhurat nga reklamat.
Marrëveshja shumëvjeçare e cila thuhet se kap vlerën e 250 milionë dollarëve, përfshin një garancion minimal paraprak dhe një marrëveshje tjetër për ndarjen e të ardhurave nga shitjet e reklamave.
Podcasti Joe Rogan Experience, i cili debutoi në vitin 2009, ka qenë një ofertë ekskluzive në platformën e transmetimit të muzikës që nga viti 2020 dhe njihet si podcasti më i dëgjuar në botë. Gjithashtu, Spotify tha se së shpejti do ta bëjë shfaqjen e Rogan të disponueshme në platforma tjera si Apple, Amazon dhe Youtube.
Spotify së pari shtoi podcastet në platformën e saj në vitin 2015 duke blerë Gimlet Media dhe Anchor FM dhe duke nënshkruar marrëveshje me Kim Kardashian dhe ish-presidentin amerikan Barack Obama./TopAlbaniaRadio/Katror.info