Një kompjuter funksional ‘Apple 1’, i cili është 45 vjet i vjetër është bërë pjesë e një ankandi.
Oferta për blerjen e këtij kompjuteri filloi me 241,557 dollarë dhe ankandi do të përfundojë më 15 dhjetor, por sipas parashikimeve, ai pritet të shitet me një çmim përfundimtar prej 375,000 dollarësh, raportoi Daily Mail.
Apple 1, i cili u lansua në vitin 1976, vjen së bashku me të gjithë komponentët dhe aksesorët e nevojshëm për funksionim.
Por ndryshe nga kompjuterët e njohur të kësaj serie, ky që është pjesë e ankandit nuk ka pasur asnjë modifikim në tabelën fizike dhe prototipi është “i pastër dhe i papërdorur”.
Kompjuteri po shitet nga RR Auction, një shtëpi ankandi me qendër në Boston të SHBA-së.
“Aspekti më i shquar i këtij kompjuteri Apple-1 është se ai është i formësuar që të jetë plotësisht funksional. Kompjuteri funksioni pa gabime për rreth tetë orë në një test gjithëpërfshirës”, ka njoftuar shtëpia e ankandeve./Katror.info