Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahmaj, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka treguar se ka ndërmarrë një nismë për t’i ndihmuar sadopak prindërit, me nga një pako dhuratë për secilën foshnje të lindur në komunë.
Rahimaj theksoi se pos subvencionimit prej 250 eurosh për çdo lindje, Kamenica do të bëhet komuna e parë në Kosovë me një pako të tillë për bebet dhe prindërit, e cila përmban 80 produkte në vlerë prej 300 eurosh.
“Prindër të dashur, ne kemi përgatitur një dhuratë për secilën foshnjë të re që i shtoni Kamenicës .
80 produkte në vlerë prej rreth 300 eurosh, ku përfshihen rroba të ndryshme për të gjitha stinët, pako për kujdes ndaj fëmijës, pako për kujdes ndaj nënës, libra argëtues dhe shumë produkte të tjera të nevojshme do të vijnë në shtëpinë tuaj.
Përpos subvencionimit për çdo lindje, Kamenica bëhet komuna e parë në Kosovë me një pako të tillë”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Komunës së Kamenicës./Katror.info