Nga sot ju që udhëtoni me vetura në kryeqytet duhet të ndryshoni itinerarin. Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se rruga “Xhorxh Bush” do të mbyllet për qarkullim nga data 26 nëntor deri më 8 janar të vitit 2023.
Mbyllja e rrugës bëhet për shkak të dekorimit të qytetit për festat e fundvitit.
“Atmosferë festive do të kemi në Kryeqytet, në Bulevardin “Xhorxh Bush”, nga Hoteli Grand deri tek Katedralja. Stay tuned! Ju njoftoj se për përgatitjen e dekorimeve, dhe vendosjen e shtëpizave, nga data 26.11.2022 deri 08.01.2023 kjo rrugë do të jetë e mbyllur për lëvizje,” ka shkruar nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, në faqen e tij në Facebook.
Nuk dihet ende se si do të jetë reagimi qytetar në lidhje me këtë vendim, meqë tollovia në trafik në Prishtinë ka bërë që ideja për zgjerimin e sheshit te Katedralja “Nënë Tereza” dhe rrjedhimisht mbyllja e rrugës për qarkullim për veturat të mos pritet mirë.
Për shkak të mbylljes së kësaj rruge, “Trafiku Urban” ka njoftuar se nga sot ka ndryshime në rrjedhën e qarkullimit të autobusëve. /Katror.info