Studiues nga Kosova, shtetet e rajonit, vendet e Bashkimit Evropian dhe Turqia, janë bërë bashkë në Konferencën Ndërkombëtare Multidisiplinare për Gjeoshkencë që po mbahet në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, si bashkorganizim i Ministrisë së Ekonomisë, Universiteti “Isa Boletini” dhe Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Aty u theksua rëndësia e sektorit minerar në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit dhe potencialin që ka Kosova.
“Në hapje të punimeve të Konferencës, në emër te Ministrisë se Ekonomisë drejtori i Departamentit të Minierave, Skënder Sallahi përshëndeti punimet e Konferencës, falënderoi të pranishmit dhe bashkorganizatorët dhe më tej theksoi rëndësinë e sektorit minerar në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit dhe potencialin që ka Kosova. Po ashtu, ai theksoi se është e rëndësishme që të gjithë të angazhohen për zhvillim të qëndrueshëm, në mënyrë që sektori minerar të luajë rolin e vet në zhvillim të vendit”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Gjatë ditës së parë të Konferencës janë paraqitur punime nga studiues të fushës së gjeoshkencave, kurse në ditën e dytë, pjesëmarrësit do të vizitojnë vende të ndryshme të Kosovës, që lidhën me fushën e minierave dhe mineraleve. /RTK/Katror.info