Kori nga Kosova, Siparantum, do të përformojë sërish në skenën e Filharmonisë së Berlinit.
Koncerti do të mbahet nga data 12 deri më 16 prill.
Sipas njoftimit të MKRS-së, para koncertit kryesor që do të udhëhiqet nga kompozitori dhe dirigjenti i njohur, Ēriks Ešenvalds, paraprijnë dy koncerte me vepra të ndryshme stilistike.
Me qëllim të promovimit të kulturës dhe vlerave tona artistike, MKRS është një nga mbështetësit e këtij rrugëtimi të korit./Katror.info